Është vlerësuar këtë fundjavë në Lezhë, lahutarja shqiptare Lumturie Nonaj.
Ajo është e vetmja grua lahutare dhe e ka mësuar lahutën nga gjyshi i saj që u nsa nga jeta vjet kur po i afrohej 100-vjetorit të lindjes.
Lumturia vjen nga një familje artistësh lezhjanë që për dekada me radhë kanë marrë pjesë në Festivalin e Gjirokastrës.
“Falenderoj shumë Ministrinë e Kulturës që më dha një certifikatë mirënjohjeje në prani të ministrave, personaliteteve të huaja e shqiptare si edhe zotit Rama. Është nder i madh për mua si lahutare, për familjen time artistëve Nonaj e për Lezhën. Faleminderit Mirela Kumbaro”, shkruan ajo.
Ndërsa Gjovalin Nonaj thotë se shteti ka filluar t’i gjejë dhe t’i vlerësojë artistët e vërtetë në të gjitha gjinitë. I uroj suksese Lumturijes që të vazhdojë t’i këndojë kësaj vegle të bukur shqiptare, lahutës. Suksese!”