“Vjeshta e ankthit”, mbi ditët e fundit të një kryeministri

 

Vjeshta e ankthit”, vë përballë personazhet, Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha.

Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu në romanin e tij autobiografik ‘’Vjeshta e ankthit’’ vë spikamën mbi regjimin komunist  vrastar të Enver Hoxhës,  si më të egrin në Ballkan.

Për krime të tilla, për dallim nga Enver Hoxha tek i cili nuk shpërfaqej asnjë fije pendese,  Mehmet Shehu ishte penduar, por tashmë ishte bërë vonë sepse krimet ishin kryer.

Krimeve  të tilla u parapriu vet sistemi komunist i cili asokohe bënte çmos për denatyrimin e njeriut”,  të  cilin më pas arriti që ta zhvesh nga  “vlerat individuale, personaliteti, dhe ta vesh me kolektivizmin dhe masivizmin” shkruante Atdhe Ibrahimk.

Sipas tij, kujdestari i kësaj mase të cilën e promovonte dhe e mbikëqyrte regjimi, ishte shteti ai që e zhvillonte “një veprimtari të gjerë ideologjike e kulturore për edukimin komunist të punonjësve, për formimin e njeriut të ri. Shteti do të kujdeset në mënyrë të veçantë për zhvillimin dhe edukimin e gjithanshëm të brezit të ri në frymën e socializmit e të komunizmit” i cili asokohe i kontrollonte mes tjerash edhe kundërshtarët e dyshuar politik.

Shënon më tej se kjo e fundit  mund të vihet re në romanin “ Vjeshta e ankthit” kur Enver Hoxha i cili në sajë të kontrollit të plotë që e  ushtronte mbi të tjerët, duke përfshirë këtu edhe Mehmet Shehun, njeriun më besnik të tij, indinjohet me këtë të fundit sepse djalin e tij Skënderin, Mehmet Shehu e fejon me Silva Turdiun e cila vinte nga familja Turdiu, familje e cila “kishte probleme me regjimin komunist” sipas të cilit Arshi Pipa, djali i xhaxhait të nënës së Silvës ishte “agjent i amerikanëve”.

 

Vetëvrasja e Shehut në fund të romanit “Vjeshta e ankthit” ndodhi pasi ai “dëgjoi hapa në korridor, pastaj në studio ngjitur, priti i palëvizur, dhe duke e ditur tashmë se çfarë po ndodhte, gjersa u hap dera e dhomës së tij dhe hyri dikush, një hije  që mezi mund të shquhej, por  që megjithatë ai e njohu kush ishte dhe që ishte  ai vetë. Mehmet Shehu, duke mbajtur në dorën e tij një gjësend  vezullues, që ishte një armë  dhe  që  shtiu  mbi të.  Kaq ishte, tha me vete, ndërsa dëgjoi  krismën.  Pastaj gjithçka u  err,  po binte në një zbrazëtirë të errët, në një natë pa anë, mes botësh të shkretuara”.

Dilemat rreth vetëvrasjes ose jo të Mehmet Shehut i hoqi Bashkim Shehu në intervistën e dhënë për  Blendi Fevziun, në Barcelonë, në vitin 2004 kur tha kështu: “në njëfarë periudhe kam pasur dyshime, por tashmë që nga viti ’96 jam i bindur që ka vrarë veten dhe e kam thënë edhe publikisht, edhe në një libër që kam botuar mbi kërkimin e eshtrave të tij, një roman autobiografik”. Madje, se babai i tij kishte bërë vetëvrasje i kishin  thënë edhe mjekët pas bërjes së autopsisë së trupit të Mehmet Shehut ka shënuar Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *