Viti i mbarë 1936 dhe kinemaja e Kadaresë

Nga Piro Milkani
Ne vitin e larget 1936 Mbreteria Shqiptare kishte hyre ne nje faze stabiliteti relativisht te mire. Eshte e vertete se ne gazetat e kohes shkruhej se atje larg ne Spanje po zhvillohej nje lufte civile midis forcave republikane dhe ushterive te gjeneralit Franko ku edhe disa “rebele te cartur” shqiptare kishin shkuar aty ne perkrahje te Republikes se kercenuar te komunistes se flakte Dolores Ibarruri e njohur perndryshe eshe me pseudonimin Pasionaria. Nder me te njohurit “rebele” te binin ne sy emrat e gazetarit Petro Marko dhe nje oficeri te ri qe dezertoi nga shkolla ushtarake ne Itali dhe u be komandant i nje regjimenti republikan. Ai ishte 23 vjecari Mehmet Shehu nga Corushi i Mallakastres.

Mbretin Zog as qe nuk e shqetesonin keta “rebele”. Pjesa me e madhe e kundershtareve te tij ose ishin vrare ose kishin rene ne heshtje larg ne mergim. Ekonomia po rimekembej dhe investimet italiane po jepnin rezultate te mira sidomos ne fushen e kerkimit dhe nxjerjes se naftes. Dy artiste te reja, po ne vitin 36, te porsakthyera nga shkollat e muzikes ne Europe, njera kengetare me emrin Tefta Tashko dhe tjetra pianiste me emrin Lola Gjoka kishin ndermarre nje turne neper Shqiperi per te dhene koncerte me muzike klasike e kenge pupullore shqiptare. Histori kjo fort mire e njohur nga nje film i realizuar gati dyzet vjet me vone e qe titullohet “Koncert ne vitin 1936”.

Nje mengjes te fresket pranvere, te vitit 1936, mbreti Zog, apo me mire ti themi Naltmadhenia, ashtu si e kishte me ne qejf ta therisnin vartesit e tij, ishte zgjuar pa dhimbje ne stomak dhe dukej me se i clodhur. Pasi i dergoi lajm kryeinspektorit te pallatit mbreteror zotit S. Theodhosi e ftoi te shetisnin ne oborrin e pallatit mbreteror. Nuk kaloi shume kohe dhe befas i beri nje pyetje fort te kripur kryeinspektorit te tij.

-Dhe tani dua te me thuash, ama me sinqeritet te plote, se c’fare mendon populli per mua?

-Naltmadheni!…… E ku ta di une kete gje.

-E di, e di po s’te pelqen te ma thuash.

-Po si tu a them ….?!

-Te me thuash te verteten – insistoi ai

-Po ja… thone se…. Naltmadhenia na vjedh….- e tha me frike dhe gjysem zeri.

Dhe kur priste qe mbreti te sokellinte ai ja dha me te madhe te qeshures.

-Ha, ha, ha. Une i vjedh…… Po c’fare ka per ti vjedhur ketij populli fukara……..?

E duke qene se kryeinspektori ishte nja njezet centimetra me i shkurter se ai, Naltmadhenia u perkul dhe me peshperime i foli:

– Une vertet vjedh, po jo popullin tim. Une vjedh Italine.

Dhimitër_Anagnosti

Dimri i vitit 1936 nuk ishte dhe kaq i acarte. E pikerisht ne 23 Janar lindi ne Vuno te Vlores Dhimiter Anagnosti. Nuk kaloi as nje jave dhe me 28 janar, nja pesedhjet kilometra me larg se Vunoi, ne Gjrokaster, usta Vasili po merrej me rregullimin e catise me rrasa guri te nepunesit te gjyqit Halil Kadareja. Kishte disa dite qe pikat e shiut nuk shkonin te gjitha ne stere por po demtonin tavanin e drujte te Odase se madhe. Kur ne mesdite usta Vasili zbriti nga catia per te bere pushimin e drekes duke u larguar i tha zotit Halil:

-Hajde mirupafshim dhe me nje djale.

Ai, njelloj si komshia e tij Kako Pino, e dinte se zonja Kadare nga ora ne ore pritej te lindte.

Dhe vertet, ashtu u be. Pas ndonje gjysem ore, prane oxhakut te Odase se madhe u lind nje djale.

Qe nga ajo dite zoti Halil e beri mik per zemer usta Vasilin qe i doli parashikimi se do ti lindte nje djale.

Ja vune emrin Ismail.

Pesedhjet kilometra me lart Gjirokastres, ne fshatin Barmash te Kolonjes pa kaluar as tri dite lindi skulptori Thoma Thomai Dhamo.

Nuk shkoi shume e ne Lushnje djalit te lindur te familjes Koreshi ja vune emrin Vath. Po nuk mbaroi me kaq. Aty me ne veri, ne Malin e Zi, ne fshatin Vuthaj lind nje djale me emrin Rexhep Qosja. Ndersa akoma me larg, ne Sarajeve ne 1 qershor lindi Bekim Fehmiu.

Ja pse e quaj vitin 1936 vit te mbare. Te gjithe keta qe linden ne ate vit ne nje menyre ose ne nje tjeter kane lidhje me letersine e kinemane shqiptare. Ata u bene figura te spikatura te artit dhe kultures shqiptare.Dhe per cudi ne rrugetimin e tyre te gjate aristiko jo rralle po shpesh so te takohen me njeri tjetrin per ndonje bashepunim a sebat parimor.

Por une sot do te merem me ate me rendesishmin nder ta.

Me Ismail Kadarene.

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Ajo qe me beri pershtypje keto dite, ne nje aktivitet madhor te Akademive te Shkencave te Shqiperise e Kosoves, te titulluar Shekulli Kadare ishte nga njera ane serioziteti i kumtesave per jeten dhe vepren e Kadarese dhe nga ana tjeter injorimi total qe i behej kontributit dhe ndikimit te madh te Kadarese ne kinemane dhe teatrin shqiptar e boteror.

Po te ishte ndryshe as qe do ta merja mundimin te shkruaja kete artikull apo Ese. Quajeni si te doni.

Ne, qe e quajme vehten bashkekohes te Kadarese, kemi pasur priviligjen e madh te ishim lexuesit e pare te veprave te tij letrare. Une per me teper pata rastin e rralle te bashkepunoj me shume se nje here me te.

Besoni mos besoni por une personalisht librat e tij i lexoja me nje fryme, pra brenda dites. Me pas vinte leximi i dyte. Asokohe kam ndenjur ne rradhe per te blere qumeshtin heret ne mengjes, per te blere nje liber te Kadarese dhe ndonjehere edhe ndonje bilete kinemaje.

Sot, gjashtedhjet vjet, pas leximit te vepres se pare te tij, mund te them se jo vetem te une, por edhe te shume bashkemoshatare te mij, ai ndikoi ne ndryshimin e kodit tone gjenetik. Na lemoi AND-ne e shpirtit tone e na e fisnikeroi jeten tone intelektuale.

Bashkepunimi i pare i Kadarese me filmin shqiptar fillon ne vitin 1962, kur kishte vetem nje vit qe ishte kthyer nga studimet pasuniversitare ne Institutin Gorki te Moskes. Me skenar te tij Gezim Erebara si regjisor e Dhimiter Anagnosti si drejtor fotografie realizojne filmin dokumentar “Gjirokastra”.

Tre vite me vone Viktor Gjika realizon kinopoemen “Kur vjen nentori” te frymezuar nga poema e Kadarese “Perse mendohen keto male”.

Ne vitet e veshtira te “luftes kunder zakoneve prapanike”, te shpalljes se Shqiperise si vendi i vetem ateist ne bote, aty ne Berat, ku Kadarene e kishin derguar per te “njohur jeten” ai shkroi romanin Dasma. Nje roman i mirepritur dhe kontestuar, nje veper jo nder me te mirat e tij por qe nje radio angleze i beri shpejt e shpejt nje radio dramatizim. Piktori Ksenofon Dilo, nje mik i Kadarese, mer guximin ta ktheje ne skenar filmi romanin Dasma duke e titulluar ate “Perse bie kjo daulle” dhe une vendos ta ekranizoj ate. Pas “Ngodhnjimit mbi vdekjen”, me bashkeregjisor Gezim Erebaren, “Perse bie kjo daulle” mund te them se eshte filmi im i pare si regjisor. Pra e filloj me Kadarene por nuk e mbyll me kaq. Ne shfaqjen e pare me kolektivin e Kinostudios filmi u prit mire dhe filloi qarkullimin e tij neper kinemate e Shqiperise. Dhe bash ne kohen kur ata te kinofikimit me njoftonin per nje numur rekord te spektatoreve, fillojne telashet e medha.

Ne nje mbledhje me puntoret e Kombinatit te Autotraktoreve me “rebelin e cartur” te Spanjes Mehmet Shehu, tashme kryeminister i vendit prej gati nje cerek shekulli, nje puntor vigjilent, antar i te ashtuquajturave Kontrolle puntore, informon publikisht kryeministrin se ne nje film te Kinostudios po ka disa shfaqje te huaja. Ne skenen e dasmes qe ben ne kantjer malsorja Katrin me puntorin e dalluar Xhavit ata, kineastet, i kane vene asaj Katrines nje vello te bardhe. Nje vello te bardhe?….. Po ky eshte skandal!

– Po ju c’prisni ? Shkoni menjehere atje ne Kinostudjo dhe tregojuni se si duhet bere filmi.- i udhezoi ata kryeministri.

Te nesermen lajmi kishte marre dhene dhe ata, gazetaret e devotshem, u vune ne gare se kush ta kritikonte i pari filmin. Mbaj mend se me i devotshmi ishte gazetari i “Luftetarit”, organ i Ministrise se Mbrojtjes. Kur grupi I kontrollit puntor ja behu ne Kinostudio dhe me kerkoi tu a shfaq filmin une mundohesha tu a shpjegoja se Katrina kishte veshur nje fustan te celet teritali, prodhim te Kombinatit te Tiranes dhe se nuk kishte asnje vello por vetem nje cope tyl te bardhe per tu dalluar nga shoqet e saj,

Nuk kishte faj Kadareja. Kur e pyetem, se bashku me Ksenofonin se c’fare mendonte per filmin na tha: Eshte filmi me i cuditshem i Botes se trete. Kishte simpati dhe ironi te nderthurura se bashku. Asokohe Mao Ce Duni kishte hedhur ne treg Teorine e tri Boteve. Bota e pare ishin vendet e NATO-s, Bota e dyte vendet e Traktatit te Varshaves dhe Bota e trete Kina dhe gjithe te tjeret perfshi ketu edhe Indine po edhe Shqiperine. Po pergatitej nje mbledhje ku do te propozohej qe Ksenofoni dhe une te shkonim per riedukim pa afat ne nje veper te pesevjecarit. Takoheshim cdo dite me Kadarene per ti dhene lajmet e fundit. I vinte keq per ne po ne fund e mbyllte me keto fjale:

– Nuk e kane fare me ju. E kane me mua.

Besoj se kishte te drejte. Ne momentin e fundit ndodhi mrekullia.Mbledhja befas u anullua. Me vone e morem vesh edhe shkakun. Ramiz Alia u ankua direkt te Enver Hoxha duke i thene se shoku Mehmet po nderhyn si shume ne punet e sektorit qe drejton ai. Enveri i dha te drejte Ramizit dhe ne shpetuam.

Nderkohe Anagnosti po realizonte me sukses filmat e tij te pare si regjisor, ndersa Bekim Fehmiu pas shkelqimit qe pati ne filmin “Mbledhesit e puplave” po na habiste me interpretimin e tij ne serialin televiziv italian “Aventurat e Uliksit”. Pas javes se filmit shqiptar ne Beograd fale Anagnostit dhe meje u be e mundur nje ftese per Bekimin per te vizituar Shqiperine. Ishte viti 1972. Ndoshta nder te paktat vite me te mira ne jeten tone. Kishte nje zbutje te klimes politike dhe ja Bekimi ne mesin tone duke diskutuar per artin. E natyrisht edhe nje takim i ngrohte midis Bekimit dhe Kadarese qe gjithashtu dinte ti cmonte vlerat e ketij ylli ne njgjitje te kinemase europiane. I te parit aktor shqiptar qe realizoi dy filma ne Hollivud.

Botimi ne France, ne vitin 1970, i Gjeneralit te ushterise se vdekur jo vetem qe ishte mirepritur nga publiku dhe kritika franceze por kishte ngjallur interes edhe te shtepite e atjeshme kinematografike.

Pevec ofertes te nje grupi sknaristesh te lidhur me shtepine botuese Albin Michel ne Ambasaden shqiptare ne Paris ishin paraqitur edhe dy oferta te tjera per te ekranizuar romanin. Peripecite e skenaristeve Lebrand dhe Kuperberg vazhdojne per disa vjet me akuza e kunderakuza te ndersjellta deri sa del ne skene nje italian. Drejtori i shkelqyer i fotografise Luciano Tovoli qe deri atehere kishte realizuar filma me regjisoret Mikelanxhelo Antonioni, Liliana Kavani, e kryesisht me Etore Skolen e dinte se shume drejtore fotografie kishin kaluar ne regji te sukseseshme filmi. Kur erdhi ne Shqiperi me tregoi:

– Serxhio Leone, ( regjisor i madh italian i filmave te sukseshem te mbiquajtura Western Maceroni) me tha nje dite se ne se dua te mar cmimin Oskar si regjisor do e kisha jete mundesi po qe se do te realizoja nje roman te shkelqyer te Ismail Kadarese. E kishte lene pa mend ai roman. Keshtu filloi e gjitha.

Tovoli u lidh me aktorin e shquar francez Mishel Pikoli dhe pasi se bashku realizuan dhe ate qe quhet montazh financiar filluan pregatitjet ambicioze per te angazhuar ne film figurat me te shquara te kinemase europiane. Marcelo Mastrojani qe ishte ne ato vite aktori me ne ze i kinemase europiane pranoi te luante rolin e gjeneralit, Mishel Pikoli do te bente rolin e priftit. Anuk Eme dhe Serxhio Kasteliti do te ishin pjese e stafit te shkelqyer te aktoreve.

Nderkohe Piro Mani e kishte transkriptuar Gjeneralin dhe e kishte vene ne sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, ndersa Vladimir Prifti ne vitin 1978 po me ata aktore kishte realizuar nje film televiziv.

Autoret kryesore te filmit te ardhshem Luciano Tovoli dhe Mishel Pikoli ne vitet 1979-1982 ndermoren disa udhetime drejt Shqiperise per te percaktuar vendet dhe kalendarin e xhirimeve. Pata rastin ti shoqeroj nje here ne nje udhetim ne Korce e Dardhe. Kur mesuan se rruga e Dardhes ishte e bllokuar nga debora na kerkuam te udhetonim drejt Dardhes ne kembe. Dhe ashtu u be. Duke shkelur deboren pas tre a kater ore ngjitjeje ne lartesine 1600 metra mberritem akoma me dite ne fshat. Mire une e Tovoli po Pikolia ishte nja dhjete vjet me i madh se ne dhe ishte shume i shendoshe si e beri kete?. Pasi pane e fotografuan gjithecka ne fshat e perreth Pikolia me pyeti: Po vertet kane ardhur ushtrite Gjermane e italiane deri ne kete humbetire? Dhe kur une i pohoja me koke, ai e mbyllte me fjalet: O Zot sa bote e cmendur.

U kthyem naten neper debore permes pyllit te Drenoves. Dardharet na shoqeruan me nje mushke mbi te cilen hypi me i moshuari, Mishel Pikoli. E kujtoj kete histori per te kuptuar se cfare entuziazmi dhe perkushtimi kishin ata njerez per filmin. Dhe kur cdo gje ishte gati per te filluar xhirimet erdhi urdheri i pabesueshem nga zyrat e Komitetit Qendror te Partise:

– Thuajuni atyre kineasteve se nuk eshte e mundur qe filmi te xhirohet.

Habi, peshtjellim, paranoje ndjenja te papara turpi para atyre qe punuan me kot per tre vjet. Po filmi duhej xhiruar mepatjeter se perndryshe producentet duhet te demshperblenin gjithe stafin e filmit. U spostuan me urgjence ne Itali dhe ate qe do te xhirohej ne Korce, ne Tirane e vende te tjera e realizuan me dhimbje ne Kalabri dhe ne periferi te e Romes.

Gjashte vjet me vone, se bashku me Kristaq Dhamon kishim shkuar ne festivalin e Kanes ne France. Nje mbasdite te bukur mbi tapetin e kuq parakalonte ekipi i filmit konkurues Italian “ Che ora e?” me ne krye Etore Skolen e perbri tij drejtori i famshem i fotografise Luciano Tovoli. Kaloi vetem dy metra prane nesh. Por ne kthyem koken qe te mos na shikonte. Na vinte turp per ate qe i beri shteti yne.

Pas Gjeneralit Luciano as nuk guxoi as nuk mund te bente me regjisorin. Sot Luciano eshte antar nderi i shoqates europiane te drejtoreve te kinematografise Imago.

Per paradokset e pafundme qe shpune ne refuzimin e nje kooproduksioni filmik ka kaq shume materiale sa ja vlen te realizosh nje film dosje. Gazetarja e kultures Admirina Peci ka zbuluar te dhena shume interesante ne Arkivin Shteteror. Skenari i saj titullohet : Gjenerali ne rreth te kuq – Filmi Italo-francez, nje histori sekretesh dhe prapaskenash ne Shqiperine komuniste.

Edhe pse Gjenerali ne vite vazhdoi te vihej ne skenat e teatrove te Prishtines dhe te Shkupit Anagnosti nuk hezitoi ti rikthehet perseri ketij romani per te realizuar ne vitin1989 edhe nje here nje film te plote qe e titulloi “Kthimi i ushterise se vdekur”.

Me muzike te Nikolla Zoraqit, balet maestri Agron Aliaj ne bashkepunim me dy koreografe franceze realizon ne vitin 2009 baletin e Gjeneralit te ushterise se vdekur.

Dhe kur mendon se ky eshte nje rast qe te kujton ekranizimet e pafundme te Kontit te Montekristos qofte ne versionet franceze apo ate amerikan historia e kinemase se Kadarese nuk mbyllet me kaq. E kam fjalen per Prillin e thyer.

Edhe pse Prilli i thyer i botuar ne 1980 u prit me te njejtin interes si ne Shqiperi ashtu dhe ne bote vetem ne vitin 1985 Kujtim Cashku guxoi te realizoje nje film qe e titulloi “Te paftuarit”. Dy vjet me vone nje regjisore e re franko-shqiptare e quajtur Liri Begeja xhiron ne vitin 1987 ne Korsike Prillin e thyer ( pas pervojes se hidhur me ekipin franko Italian te filmit Gjenerali askush nuk guxonte te hynte ne kooproduksion me ne). Mire a keq mendoi se pejsazhi i Korsikes do afronte me ate te Shqiperise. Pas 12 vjetesh, ne vitin 1999 Kadarese i vjen nje kerkese nga regjisori brazilian Valter Salles. Kerkon te drejten e autorit per te realizuar nje film mbi motivet e Prillit te thyer. Sallesi 44 vjecar ishte nje emer i njohur jo vetem i kinemase braziliane. Me filmin e tij “Central Brasil” ne vitin 1998 ai fiton 55 cmime nderkombetare qe kulmjne me Ariun e Arte ne festivalin e Berlinit dhe nominohet dy here per cmimin Oskar.

Filmin e titullon Abril Despedacato (Prilli i deshperuar) dhe ngjarjet i vendos ne vitin 1910 ne nje zone mocalore te Brazilit. Filmi u perzgjodh menjehere per tu shfaqur ne festivalin me te vjeter te filmit ne bote ne Venecia dhe pritja ishte entuziaste. Po ate vit nje ekip kritikesh ne Cape Town te Afrikes se Jugut e shpalli ate ne listen e 10 filmave me te mire te vitit. Duke qene se i kam pare te tre versionet e Prillit te thyer mendoj se Salles e theu legjenden se Kadareja eshte i veshtire te transkriptohet ne film. Braziliani Salles me mire se ne te tjeret e zbertheu thelbin filozofik te vepres se Kadarese.

Po citoj vetem disa fraza nga gazetat kinematografike te kohes per filmin:

-Historia frymezohet nga nje novelist shqiptar dhe nga tragjedite greke te Eskilit. Ajo mbetet akoma nje tregim i fuqishem i dashurise vellazerore dhe humbjes se pafajesise. – New York Daily News- Jack Methius

-I bukur per tu pare dhe universal ne temen qe trajton ne cdo pikpamje – New Times LA – Luke Thomson

-Ky film eshte disi me i larget emocionalisht se filmi tjeter i Salles Central Station. Por eshte shume i bukur dhe i jep nje mesazh te fuqishem nje bote ne te cilen kombet, ashtu si keto familje, ngaterohen ne gjakmarrje absurde – TIME – Richard Shickel

“Radiostacioni”, e titullon ekranizimin e Nentorit te nje kryeqyteti Rikard Ljarja ne vitin 1979.

Koha e Kometes, e titullon Vitin e mbrapshte Fatmir Koci ne vitin 2008

Ylli Pepo, ne vitin 1979, preferon ta ruaje njelloj titullin e serialit te tij televiziv si novela e Kadarese – Emblema e dikurshme.

Edhe Elena Kadare behet pjese e kinemase shqiptare kur ne vitin 1978 Ibrahim Mucaj dhe Kristaq Mitro realizojne filmin “Nusja dhe shtetrrethomi”

Jo me kot e lashe per ne fund filmin “Balle per Balle” mbeshtetur mbi motovet e Dimrit te madh.

E para se bashke me Kujtim Cashkun jam bashkeregjisor i ketij filmi me permasa te papara ndonjehere pas Skenderbeut te Jutkevicit. Dhe dyta dhe me e rendesishmja se eshte i vetmi film ku Kadareja eshte autor i skenarit te nje vepre te tij. Mos kerkoni kot. Ne asnje film te bazuar ne vepren e tij nuk do ta gjeni emrin e tij si skenarist. Te tjere i kane ekranizuar veprat e tij. Ai ka qendruar larg dhe neutral ne cdo realizim filmik. Sikur donte te na thoshte: Une jam autor letrar, filmi nuk me perket mua. Beni c’te doni me te. Po pse e beri kete? As sot nuk e di dhe nuk kam guxuar ta pyes. Hamendesoj se versioni i pare i librit te titulluar Dimri i vetmise se madhe qe u perpi nga lexuesi u pa me shume dyshime nga nje kategori njerezish. Ne mbledhjet e organizatave te partise sidomos te ato te Ministrise te Brendeshme beheshin peticione qe degoheshin deri lart ne Komitetin Qendror qe kjo veper antisocialiste te ndalohej sa me pare dhe bashke me te dhe autori i saj. Po per te sqaruar kete ankth qe zgjati disa muaj duhet lexuar libri voluminoz i Shaban Sinanit Dosja Kadare.

Pra pas dhjete vjetesh perseri do te isha pjese e nje filmi me motive te vepres se Kadarese. Se bashku ne Cashkun takoheshim shume shpesh me Kadarene ne kafen e Hotelit Arberia ( sot Ministria e Drejtesise). Bisedat silleshin rreth filmit dhe realizimit te tij. Na habiste korektesa e tij per te mare parasysh cdo kerkese tonen. Ne takimin e ardhshem na sillte episodin e perpunuar ashtu si ja kishim sygjeruar.

Per muaj te tera u punua per te realizuar nje film ku na u vu ne dispozicion i gjithe arsenali njerezor dhe material i Ministrise se Mbrojtjes. Dy konsulente ushtarake, Dashamir Ohri, shef i shtabit te Flotes ushtarako-detare dhe Kujtim Peci, kryeinxhinjer i bazes ushtarako-detare te Pashalimanit qendronin ore e cast prane nesh dhe na udhezonin per cdo veprim qe kish lidhje me kodin ushtarak.

As Kujtimi as une nuk e dimin se si do te pritej nga kreret e shtetit ky film.Duhet te meret parasysh se qe qysh ne vitin 1974 ishin hequr gradat ne ushtri dhe oficeret e marines vecanerisht me uniformat e tyre te reja ngjanin me shume si oxhakpastrues se sa si marinare. Vertet ja arritem tu mbushnim mendjen specialisteve te larte te ushterise se oficeret dhe ushtaret duhet te visheshin ne film ashtu sic u takonte te ishin te veshur ne kohen kur Shqiperia ishte pjese e Traktatit te Varshaves. Por ndryshe fjalet e ndryshe shkelqimi real e vezullues i ofecereve dhe admiraleve te flotes ushtarako-detare. Per fat te mire cdo gje shkoi mire.

Kureshtja e ime dhe e Kujtimit ishte nje dhe vetem nje. A do te jete i kenaqur skenaristi yne?

– Filmi shkelqen njelloj si nje brilant i vendosur ne nje sfond kadifeje te zeze.

Sentenca e Kadarese te mbushte me gezim.

Ne vitin 1981 Cinemateka franceze organizoi nje jave te filnit shqiptar ku kishte dhe shume sinefile kureshtare e kritike filmi. Ne mbyllje te kesaj panorame gazeta Le Monde Diplomatique i kushtoi plot dy faqe kesaj ngjarjeje kulturore.

Duke lene jashte per nje cast modestine mund te them se analiza e filmit Balle per Balle ( Face a Face) zinte mjaft vend. Autori kishte neneshkruar artikullin vetem me inicialet e tij L.R. Edhe per filmin Rruge te bardha po ashtu shume konsiderata.

Ismail Kadare nuk eshte aspak indifferent bdaj asaj qe ndodh ne boten e artit me koleget e tij. Nje dite me takoi ne rruge dhe me uroi:

– Te lumte. Sa mire ye ka shkuar ne mendje te besh nje film autobiografik. Si na ka shpetuar ne te tjereve?

– Si flisni keshtu ? Po Muzgu i perendive te stepes a nuk ka elemente biografike? Une ate kam pasur parasysh kur shkrova versionin e pare. Eshte per mua nder librat me te nukur shkruar nga ju. E gjithmone jam habitur pse kritika franceze nuk ishte po aq entuziaste sa per romanet e tjera.

– Ke te drejte. Po ta them une arsyen. Shume prej tyre kane bindje te majta dhe per cudi nuk ju vjen dhe aq mire te kritikosh Bashkimin Sovjetik.

Pas disa ditesh u takuam perseri she me tregoi disa shkrime te shkelqyera per Muzgun e Perendive te stepes.

Kur mbarova versionin e pare te montazhit te filmit “Trishtimi I zonjes Shnajder” I kerkova Ismailit te ma shikonte ashtu te pambaruar, bruto. Pranoi pa asnje hezitim.Ishte spektatori im I pare. Nje mbasdite gushti ja beha ne vilen e tij ne Durres. Bente nje vape tropikale. Gjate shikimit te filmit kosumuam nje shalqi te ftohte qe na I serviri Elena.

Me duket se i pelqeu filmi. E njoh mire ate. Kur nuk I pelqen ta thote ne sy pa pike hezitimi ashtu si me tha para disa kohesh kur I kerkova mendim per nje project filmik.

E pabesushme por e vertete: Kadareja pas 35 vjetesh shkruan perseri nje skenar filmi. Titullohet Sorkadhet e trembura. Po kur do te ekranizohet? Askush nuk e di.

Pas viteve nentedhjete me ka qelluar te mar pjese shpesh ne festivale filmash si ne Venecia, Valencia, Karlovi Vari, Aleksandri, Orenburg apo Jave te filmit shqiptar ne Rome, Moske a Shen Peterburg. Dhe kudo me ka ndjekur pas nje pyetje qe hera heres u a bej spektatoreve te huaj :

– Tani, pasi keni pare disa filma shqiptare, ju lutem ma thoni sinqerisht. Mendoni se kinemaja shqiptare eshte ne kinema amatore, provinciale apo eshte nje kinema ballkanike apo europiane? Po sinqerisht ama.( tamam si pyetja e Naltmadhenise per kryeinspektorin e pallatit)

Pergjigja e tyre ka qene maksimalisht pozitive, sidomos ne Casa dell Cinema ne Rome dhe ne Shen Peterburg.

Dhe tani une ju pyes juve:

– Mendoni vertet se kinemaja jone eshte pjese e ketij katundi te madh qe quhet Shqiperi apo shkon pak me larg?

Duke qene se e di qe shume prej jush do mendoni ashtu si nuk do me pelqente une do te mbrohem me shprehjen:

-Askush nuk behet profet ne vendin e vet.

Dhe do vazhdoj me tej duke ju pyetur perseri:

-Po a mund te vije ere province nje kimema qe eshte frymezuar nga veprat e Kadarese, Agollit, Vath Koreshit, Kico Blushit, Peci Dados, Nasho Jorgaqit, Petrit Rukes e Ruzhdi Pulahes? Vertet nuk ju pelqen muzika e Sviridovit dhe Cesk Zadese te Skenderbeu, apo ajo e Kujtim Laros te Lulekuqet mbi mure, ajo e Feim Ibrahimit te Ngadhnjim mbi vdekejen, e Limos Dizdarit te Rruge te bardha e Agim Krajkes te Zonja nga Qyteti?

Mendoni si te doni por une jam i kenaqur qe kam pasur privilegjin te realizoj filma bazuar ne vepren e shkrimtarit qe po te perifrazoja kryeredaktorin e shtepise Botuese Fayard do te thoja:

– Nder pese shkrimtaret e botes, ja po e zgjeroj pak, nder dhjete shkrimtaret me te mire ne bote sot eshte padyshim aty eshte dhe emri i Kadarese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *