Gati nuk ekziston asnjë femër, e cila nuk ëndërron për një stil të përkryer të flokëve siç i kanë yjet e Hollivudit. Por mos u befasoni kur ta kuptoni se për të pasur ngjyrën flokëve si të Jennifer Anisonit apo stilin e flokëve si Jennifer Lopez, duhet ndarë një shumë të majme parash. Ne ju sjellim disa nga stilet e flokëve , të cilat kushtojnë një ‘pasuri të tërë të vogël’.
Kate Hudson
Sarah Jessica Parker, Jessica Alba dhe Nicole Kidman janë vetëm disa nga yjet që i rregullon stilisti i popullarizuar i flokëve David Babaii. Mirëpo, Kate Hudson është një myshteri e posaçme, me të cilin stilisti në fjalë ka lançuar një vijë të prodhimeve për kujdes ndaj flokëve. Mirëpo, aktorja e bukur ende paguan për stilin e saj të flokëve. Për ngjyrosje, prerje dhe stil, ajo duhet të ndajë 650 dollarë.
Jennifer Lopez
Për dredhat e saj të përkryera ëndërrojnë femrat në mbarë botën, ndërsa për to është përgjegjës stilisti Oribe, duart e arta të të cilit rregullojnë shumë bukuroshe të njohura, si Naomi Campbell, Christy Turlington dhe Alessandra Ambrosio. Bukuroshja latine për stilin e saj të flokëve në javë ndan 400 dollarë, ndërsa për flokët shumëngjyrëshe, ajo paguan plus 350 dollarë.
Jennifer Aniston
Njëra me stilet më të popullarizuara të flokëve, të cilin mundohen ta imitojnë shumë femra, në të vërtetë është shumë i shtrenjtë dhe rrallë kush mund ta përballojë. Stilisti i njohur i flokëve të yjeve Chris McMillan, për Anistonin ka trajtim të posaçëm dhe mënyrë të punës, për të cilin ai kërkon 600 dollarë në javë për prerje, respektivisht stilizim si dhe 320 dollarë për dredhat tërheqëse në disa nuanca, çka gjithsej duhet ndarë 920 dollarë për një stil të flokëve.
Rihanna
Flokët e saj kanë kaluar nëpër transformime të jashtëzakonshme dhe është vetëm çështje kohe kur Rihanna sërish do të na befasojë me pamje të re. Mirëpo, për t’u dukur e përkyer, për pamjen e saj përkujdeset një ekip i ekspertëve të sallonit të bukurisë ‘Independent’, i cili çdo ditë punon në stilin e flokëve të saj. Rihanna në ditë harxhon rreth 285 dollarë, ndërsa në javë hiç më pak se 1900 dollarë.