Muzikantja izraelite ka postuar atë që ka mbetur nga instrumenti i saj pas jë fluturimi me Alitalian. Kompania nga ana tjetër ka deklaruar se i është thënë të blejë një biletë më shumë dhe më pas ka firmosur një dokument që shkarkon përgjegjësitë.
“Alitalia urren muzikantët. Ma ka dorëzuar në këtë gjendje violën time origjinale të shek.17 pasi më kish siguruar që do të transportohej në duar në avion. Është dhunuar aq sa duket sikur është shtypur nga një makinë”, shkruan Myrna Herzog në profilin e saj, artiste 66-vjeçare.
(Tgcom- pasqyrë.al)