Në shtëpinë e çdo qytetari shqiptar do të hyjë shpërthyes që prej mbrëmjes së të hënës emisioni më i ri investigativ në tregun mediatik shqiptar “BOOM”.
Një prodhim i radio televizionit “Ora News” nën moderimin e Fiori Dardhës dhe Rozana Radit.
Nën firmën e producentit Ylli Ndroqi, emisioni “BOOM” çeli të hënën në orën 19:00 siparin e një rugëtimi të rëndësishëm.
“BOOM” përcolli në natën e parë të prezantimit një ballafiqim të realitetit te kushteve të studentëve ne “Qytetin Sudenti” në Tiranë dhe kremtimeve festive politike të ditëlindjes së Partisë Demokratike ,një produkt i lëvizjes studentore 26 vite më parë.
Thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” jehuan në “Qytetin Studenti” për t’u shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, duke sjellë shkallmimin e regjimit komunist, që ishte në grahmat e fundit.
Emisioni “BOOM” solli dokumenta dhe raporte që vërtetojnë shpërdorimet skandaloze në qindra milonë lek në menaxhimin e rezidencës studentore gjatë 26 viteve, që shpjegon më së miri kushtet e rënda të jetësës së studentëve të cilët edhe pse paguajnë për një dhomë me tre vetë ,nuk marrin shërbimin e paguar.
Gjithçka ka mbetuar ashtu si 26 vjet më parë, kur gazeta zyrtare e Partisë së Punës “Zëri i popullit” fliste për përmirësim kushtesh.
Emisioni investigativ “Boom” pyeti edhe drejtues të rëndësishën të Partisë Demokratike nëse janë kujdesur apo e kanë kthyer kokën nga kushtet e studentëve pasi erdhë në qeverisje apo gjatë 13 viteve të qendrimit të tyre në pushtet në këto 26 vite.
Berisha: ” E pamundur në një kohë kaq të shkurtër, tani është një kohë e shkurtër”
Basha: “Po flisni për të kaluarën, sot është për të ardhmen”
“BOOM” solli në vëmendje edhe kremtimet e qeverisë me rastin e 8 dhjetorit, ditës kombëtare të rinisë.
Bashkia e Tiranës e cila ka nën administrim 100 % të rezidencës studentore që prej 2014 ës e ka nisur punën nga territori dhe çlirimi i tij siç tha në “BOOM” kryetari Erjon Veliaj.
Veliaj: ” Triumfalistët e revolucionit zaptuan shumicën e ketyre godinave. Ashtu siçkemi vazhduar me çlirimin nga zaptimet te Qyteti Studenti Bujqësor ashtu do të bëjmë edhe këtu, ashtu do të bëjmë edhe tek inxhinieria mekanike.”
Çdo 8 dhjetor kremtohet lëvizja studentore, por pak kush mendohet për studentët dhe jetesën e tyre edhe pse nga lëvizja e tyre ka kaluar 26 vjet.
Ata parakalojnë më fjalime dhe homazhe ndërsa brenda godinave ku lindi guximi për të rrëzuar komunizmin gjithçka ka mbetur njësoj.
Nisi sot rrugëtimin e tij emisioni më i ri investigativ në tregun mediatik shqiptar, emisioni “BOOM” në Ora News, nën firmën e producentit Ylli Ndroqi dhe moderimin e dy figurave të dashura të ekranit shqiptar Fiori Dardha dhe Rozana Radi.
Një investim për të vërtetën që në natën e parë u fokusua përmes kamerave të fshehta, dokumentave dhe intervistave të udhëheqësve politikë në të dyja kampet në degradimin e Korpusit të Qytetit Studenti, atu ku lindi demokracia Partia Demokratike dhe thirrja e “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
A e kthyen kokën pas këta udhëheqës për kushtet e jetesës së studentëve pasi erdhën në pushtet?