Shumëkush mendon se Donald Trump nuk e njeh Shqipërinë dhe as që i ka rënë ndonjëherë rasti të diskutojë me shqiptarët për çështje konkrete, e aq më pak për të ardhmen e tij politike. Por e vërteta është krejt ndryshe. Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka patur lidhje me Shqipërinë. Pesë vjet më parë, multimiliarderi ishte pjese e Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit. Në një videokonferencë live nga Nju Jorku, Trump iu përgjigj pyetjes së Presidentit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Artan Dulaku, nëse do të ishte një nga kandidaturat e mundshme për Shtëpinë e Bardhë.
Artan Dulaku: Kam dy pyetje të thjeshta. A keni ndërmend që të konkuroni edhe për president?
Donald Trump: Nëse Republikanet zgjedhin kandidatin e gabuar dhe ekonomia vazhdon të jetë keq siç është aktualisht atëherë unë do të konsideroja që të bëja diçka për sa i përket garës për president. Por shpresoj që Repblikanët do të gjejnë kandidatin e duhur dhe të shikoj që ekonomia të shkojë mirë, por nuk jam optimist pasi ekonomia në Amerikë nuk është në momentin e saj më të mirë. Nëse të gjitha këto nuk shkojne mirë atëherë do të përfshihem ne garën për president të SHBA-ve.
Gjatë videokonferencës me Trump, që u mbajt në një mbrëmje Gala me 250 të ftuar shqiptarë e të huaj përfaqësues të sektorit të ndërtimit, presidenti aktual Amerikan, shfaqi edhe njohuritë e tij për Shqipërinë në fushën e biznesit.
Artan Dulaku: Ju keni kurset e golfit
Donald Trump: Edhe ju keni kurse golfi në Shqipëri. Unë jam marë shumë më këtë punë veçanërisht me komplekset që i shoqërojnë kurset e golfit, kam ndërtuar një nga ambientet më të mëdha në botë.
Në eventin ku mori pjesë Donald Trump, u shpërndanë 8 çmime dhe shoqëria “Edil AL” fitoi çmimin për projektin rezidencial më të mire “Kristal 3”./Vizion Plus