Në një bashkëbisedim me analistët Shpëtim dhe Mentor Nazarko, vetëm dy muaj para ndarjes nga kjo jetë, shihni shkrimtarin Dritëro Agolli ashtu si nuk e keni parë.
Video është bërë në banesën e tij, vetëm pak pasi ai mbushi 85-vjeç, teksa bisedon së bashku me vëllezërit Nazarko; Kali, apo gomari, cili është më i zgjuar”, publikuar në “Konica.al”.
“85 vjet mbusha tani, nuk kam parë gomar që të shtypë makina, ke parë ti, edhe punëtor i madh është, po nuk lavdërohet”- thotë Agolli.
Ai tregon një episode nga e shkuara, teksa ka parë të ngordhë kalin në shtëpinë e të atit të tij.
“Ikonë kali mund të jetë për mua, kali qan kur ndjen se i vjen vdekja. Më kujtohet te im atë, qante kali, ishte shtrirë, e kam vjershë këtë”- thotë ai, duke shtuar se kur e kanë pyetur ‘nëse kthehesh qenie tjetër, unë kam thënë kali”.