
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, përmes një video shumë interesante, ka uruar festat e fundvitit.
Video vjen si një kartolinë shumëngjyrëshe me aktivitet kulturore dhe artistike që kjo ministri ka organizuar gjatë vitit 2017 .Tirana gjatë 2017 ka qënë e mbushur me aktivitet dhe artëdashësit kanë shijuar dhe po shijojnë këto festa në teatro,kinema,opera e festivale si destinacione kulturore dhe edukative dhe për brezin e ri .
Në këtë video shihet ministrja Kumbaro, duke shpërndarë disa dhurata për fëmijë, shihet edhe sopranoja e njohur Inva Mula, e po ashtu shumë bashkëpunëtorë të Kumbaros.
Për më shumë shikojeni videon dhe shijoni këtë atmosferë të bukur festash.