VIDEO/ Edi Rama: Nuk i kam mbajtur inat Dr.Florit edhe kur ai mendoi ndryshe. Po përpiqemi të ndihmojmë familjen e tij

rgyretgretVeç bisedës me batuta e humor, pyetjeve ngacmuese, Ermal Mamaqi e pyeti kryeministrin Edi Rama nëse ishte e mundur që familja e Dr.Florit të ndihmohej nga shteti, duke i lidhur një asistencë ekonomike djalit të tij të sëmurë me sindromën Down.

Duhet ta dini se Dr. Flori la pas një fëmijë të vogël, një djalë më sindromën down. Po flas tani në emër të shoqërisë dhe familjes.  A është e mundur ti lidhim një tip pensioni, për Florin si artist?”, kërkoi Mamaqi, i cili e pyeti Ramën nëse ai i mbante inatin edhe pas vdekjes për qëndrimet kritike ndaj tij.

Kryeministri u përgjigj se ai e ka pasur mik Dr.Florin edhe kur ai ka menduar ndryshe pas koalicionit të Ps-së me LSI-së.
Unë nuk jam njeri që mbaj inat. Inati është e zeza e atij që e mban thoshte gjyshja ime. Në rastin konkret, ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për ta ndihmuar familjen e tij“, u shpreh kryeministri Rama.

Për më shumë shihni videon më poshtë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *