Video e urinimit në fytyrën e të riut, policia identifikon autorët 34 dhe 19 vjeç

Policia e Tiranës identifikon autorët e videos së publikuar në media, të cilet shfaqen duke kryer veprime të dhunshme dhe jo të hijshme ndaj nje të riu.

Më datë 12.04.2016, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet: 90, 119 dhe 110 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:

– R. N., 34 vjeç, në Tiranë.

– D. N., 19 vjeç, banues në Tiranë

Pas publikimit në median online “Jetaoshqef” video, ku shfaqeshin pamjet e dhunimit dhe veprime jo të hijshme ndaj një të riu, policia e Tiranës nisi punën për identifikimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë.

Nga ana e specialistëve të policisë u bë i mundur identifikimi i personit të dëmtuar me iniciale A.Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Personat e sipërpërmendur e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe kanë kryer veprime jo të hijshme, e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *