Kantautori Colin Vearncombe, i cili performoi si artist nën emrin Black, ka vdekur në moshën 53 vjeçare, dy javë pasi mbeti i plagosur rëndë nga një aksiednt me makinë.
Këngëtari nga Liverpool, kënga e të cilit në vitin 1987 WOnderful Life u bë hit në mbarë botën, pësoi dëmtime në kokë në aksidentin e ndodhur në Irlandë më 10 janar.
Ai luftoi për jetën gjatë 2 javëve, por nuk ia doli të zgjohej nga gjendja e komas. Vearncombe vdiq të martën i rrethuar nga familja e tij në spital, tha publicisti i tij.
Gruaja e tij Camilla tha se ajo u ishte “thellësisht mirënjohës” gjithë stafit që u kujdes për të.
I lindur në Liverpool në vitin 1962, Vearncombe pati single e parë Sweetest Smile në top 10-she, kur ishte vetëm 25 vjeç, në qershor të vitit 1987.
Kënga e tij e dytë, Wonderful Life u bë një hit botëror, po pavarësisht famës së madhe, më vonë Vearncombe tha se jeta e një “ylli të popit” nuk ishte aspak siç ai e ksihte imagjinuar.
” Isha i frustuar sesa pak njerëz në botën e muzikës respektoj. Ndoshta nuk shkoj në klubet e duhura. “Ishin dy vjet të dëshpëruara- Nuk bëra seks të egër, nuk pi drogë, kështu që thjesht gërmova një gropë për veten time. (Pasqyre.al)