Ministrja e sporteve në Mbretërinë e Bashkuar, Tracey Crouch, përveç detyrës së saj ekzistuese do marrë një rol të ri për zhvillimin e strategjisë për trajtimin e vetmisë i cili është një problem serioz dhe shkakton vdekje si shumë sëmundje të tjera.
Studimet e kaluara kanë zbuluar se vetmia kronike është më kërcënuese për jetën se sa obeziteti apo pirja e duhanit.
“Për shumë njerëz, vetmia është realitet i trishtuar i jetës moderne”, shprehet kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May.
Sipas të dhënave të qeverisë, shumica e njerëzve mbi 75 jetojnë vetëm dhe rreth 200, 000 njerëz nuk kanë patur asnjë bisedë me një mik apo të afërm në më shumë se një muaj.
Emërimi i Crouch ndjek hapat e tjerë që Britania ka ndërmarrë për të luftuar vetminë. Pesë vjet më parë, qendra e parë Silver Line u hap, duke u dhënë qytetarëve të vetmuar një linjë telefonike për të thirrur kur duan të shoqërohen. Kolektivisht, qendrat marrin më shumë se 10,000 thirrje në javë.
Më shumë se 3.000 vullnetarë punojnë në Linjën Argjendi, dhe shumë prej tyre bëjnë thirrje të vazhdueshme për njerëzit që luftojnë me rastet më ekstreme të vetmisë.