Vështrimi

Sara Teasdale
Strefoni më puthi prandverës
Robini vjeshtës përgjatë,
Ama Kolini veç më hodhi sytë
E nuk puthi as edhe pak.
Puthj’ e Strefonit shkoi si shaka
E Robinit shkoi si farsë,
Ama puthja në sytë e Kolinit
Ditë e natë më ndjek pas.
1915
Shqip: Edon Qesari


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *