Nga Ilir Metaj
Sot pashë për herë të parë filmin “Skenderbeu” në versionin e restauruar me rastin e 100-vjetorit, pra në 2012.
Nëse nuk e keni parë ende, më dëgjoni një këshillë:
MOS e shikoni !!!
Heqja e shumë efekteve zanore e kishte shndërruar filmin në një teatër !
Madje teatër kukullash.
Madje teater kukullash i nivelit te dobet .
Por skandali me i madh eshte qe zerin e Skenderbeut e dublonte Rikard Ljarja.
Tonaliteti i zerit te Rikard Ljarjas nuk ka asgje te perbashket me Skederbeun. Rikardi ka qene aktor i mire qe u shkonte per shtat personazheve te qete, babaxhan e qe nuk nxeheshin apo nevrikoseshin kurre, me nje ze tipik te shtruar.
Tani imagjinoni luanin Skenderbe, tek zihet e grihet me Sulltanin apo me Hamzane, apo Skenderbeun qe therret te motivoje ushtrine para sulmit me zerin e…te urtit e te mirit Rikard Ljarja.
E sigurte eshte, qe sikur Skenderbeu te kishte vertete zerin e Rikardit, do kishte ngelur pa ushtri, se nuk do motivonte dot as daullexhiun, pale me ushtaret.
Por c’eshte me qesharakja, mendoni qe Rikard Ljarja ka qene 70 vjec ne 2012 !!!
Pra Skenderbeu 38 vjecar qe braktis Turqine e kthehet ne Shqiperi ne kulmin e fuqive te tij ka zerin e lodhur te nje 70 vjecari !
Po si mundet ta nenvleresojme e fyejme keshtu figuren e Heroit tone me te madh te te gjitha koheve, ne filmin e vetem qe kemi per te ?!
Nuk mjafton fakti qe ka gati 130 vepra e fjalime te Skenderbeut, nga te cilat ne nuk kemi asnje te perkthyer ne shqip, ne nje kohe kur nuk kemi lene idiotlleqe ordinere e pornografi amatore pa perkthyer .
Ne jemi vertete per te ardhur keq. Dhe kjo i ka rrenjet me te thella sec mund te duket.
I ka te dinjiteti i munguar !