Gazeta prestigjoze britanike “The Telegraph” ka bërë një listë me vendet më të lumtura në botë, të cilën e ka publikuar sot, në “Të hënën blu”, që njihet si dita depresive e vitit.
Mes vendeve më magjepsëse “The Telegraph” rendit, Valparaiso në Kil, shtëpitë plot ngjyra në Juzcar të Spanjës, “Little India” në Singapor, Andorën, shtetin e Liechtensteinit ku GDP është tejet e lartë dhe ku niveli i papunësisë është shumë i ulët, parajsën e Vietnamit, Bhutanin ku rrethohesh nga male e nga tempuj budistë si edhe Melburnin në Australi apo Amsterdamin. (Pasqyre.al)