
Trupa e varietesë së estradës së Vlorës po bëhet gati të shfaq premierën e re për vitin 2016 të titulluar “Vdis, pa të dua”.
Premiera e re e kësaj trupe, ndër të paktat në Shqipëri, sjell “mosketjerët” Mjeshtra të mëdhenjë, që mbajnë gjallë humorin ndër vite me Agron Hamon Mjeshtër i Madh, Afrim Agalliun Mjeshtër i Madh, Mane Lumanin Mjeshtër i Madh dhe Muhamet Liko Mjeshtër i Madh, etj.
Kjo shfaqje është edhe në kuadër të 60 vjetorit të krijimit të varietesë së Vlorës, ku sipas Drejtorit zotit Dhimitraq Furxhi, do të ketë një sërë aktivitetesh, homazhesh dhe vlerësimesh.
Premiera “Vdis, pa të dua” me regjisor Mjeshtrin Afrim Agalliu, skenografin Agron Jakupi dhe muzikën e Artur Dhamos, si dhe aktorët dhe këngëtarët e tjerë brilant do të shfaqet në datat 29, 30, 31 janar ora 19, duke shkarkuar spektatorët nga stresi i përditshëm.
Humori është gjini e vështirë, por humori është privilegj i njerëzve të emancipuar.
Mos nguroni të ndiqni këtë shfaqe dhe merrni me vete shami që të fshini lotët.