Nga të gjitha shpikjet e epokës dixhitale, një adresë email-i është ajo që është bërë më së shumti pjesë e jetës dhe përditshmërisë tonë. Por dhe email-i kishte një krijues. Amerikani Ray Tomlinson i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 74-vjeçare. Lajmi u bë i fitur nga “CNN”, kompania që ishte dhe punëdhësja e fundit për shpikësin. Shpikja e Tomlinson daton në vitin 1971. E në fakt tingëllon e pabesueshme, sepse për shumicën e njerëzve zbulimi i postës elektronike duket të jetë bërë vonë pasi u bë i prekshëm vetëm çerekshekulli më pas. Ndër idetë e Tomlinson ishte dhe lindja e shenjës së famshme e të domosdoshme “@”, e cila ishte esenciale për funksionim e adresës së email-it. Në një intervistë të vitit 2012′ Tomlinson kujtonte se në kohën e shpikjes së tij, bota e mesazheve ishte ende prehistorike. Ishin shumë pak të përhapura sekretaritë telefonike ndaj askush nuk mundej që “të linte një mesazh” kur nuk përgjigjej dot në kohë. Ideja për të lënë një mesazh të lexuar në një kompjuter u duk revolucionare. Dhe në fakt e tillë ishte. Sot ekzistojnë në botë gati 4 miliardë adresa email-i.( Me të drejta botimi nga revistawho.com)