Pas vdekjes së gjeniut të muzikës shqipe Aleksandër Lalo, kanë ardhur edhe reagimet e para nga një sërë personazhesh të cilët shprehin trishtimin e tyre për këtë humbje.
Kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea, ka shprehur pikëllimin e tij në rrjetet sociale ku shpreh vlerësimin e tij për këtë figurë të artit shqiptar.
“Eh çfarë kompozitori humbëm sot…dhe sa shpejt. Paqe për ty profesor Aleksandër Lalo, dhe mirënjohje për muzikën që na dhurove,” shkruan Gjebrea.
Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi, i larguar me familjen në SHBA ka mbetur i shokuar nga humbja e kolegut, kompozitorit te madh, Aleksander Lalo.
Me nje shenim ne profilin e tij ne rrjetin social Facebook, ai le nje dedikim prekes per ndarjen e papritur nga jeta te Lalos.
Mesazhi i Shpetim Saraçit:
TOTALISHT I SHOKUAR NGA HUMBJA E PARITUR E ALEKSANDER LALOS.
Sander te njohen pak.
Te faleminderit per gjiithçka na trashegove.
Do kemi mall per gjithçka tenden.
E kishim lene qe do benim 1 koncert te madh LIVE se bashku…Na e bere me hile…
Jeta kjo qenka i dashur Sander…..
Pushofsh ne paqe mik i dashur.
R.I.P
Mirela Kumbaro
“Muzika shqiptare hedh vellon e zisë në prag të dimrit të fundit të kompozitorit më energjik,
Lamtumirë Aleksander Lalo”