“Varka e Lampeduzës”/ Bota e frikshme mbytur nën ujë, një muze i gjallë skulpturash

skulpturat

 

“Varka e Lampeduzës”/ Bota e mbytur, një muze nënujor skulpturash

Në shtratin e detit në brigjet e Lanzarote, artisti britanik Jason deCaires Taylor po krijon një seri të jashtëzakonshme veprash arti nën ujë, ndërsa figurat e tyre përfaqësojnë refugjatë të dëshpëruar dhe turistë që janë transformuar ndërsa bëhen ngadalë ‘koloni’ të jetës detare.

Taylor i ka vënë këto skulptura në atë që do të njihet si muzeu i parë nënujor në Europë “Museo Atlantico” në Lanzarote. Nën sipërfaqen e ujit, është edhe “The Raft of Lampedusa”, një skulpturë varke që mbaj 13 refugjatë, është ende e vizitueshme.

“The raft of Lampedusa”– është një punim modern i pikturës së vitit 1818 të Gericault që titullohet “The Raft of the Medusa” – dhe do tu bashkohet së shpejti  statujave të tjera; një çift pafytyrë që bën një selfie, njerëz që janë të ‘ngjitur’ me telefonat e tyre, të tjerë që merren me iPad-ët apo kamerat. Kushdo që nga varka me pasagjerët deri tek  brezi i “Instagram-it”–do të jenë përballë një muri,  që është hyrja e qytetit, një pikë pa kthim.

Taylor është një artisti britanik,skulptor dhe fotograf; zhytës dhe natyralist. Është e drejtë të thuhet se ai është një lloj pionieri. Një artikull i The Guardian, përgatitur nga Pasqyre.al hedh dritë mbi punën e artistit.

“The Raft of Lampedusa” bart 13 pasagjerë drejt një të ardhmeje të panjohur. Në krye qëndron një afrikan. Abdel Kader, të cilin Taylor e portretizoi në barkë, vjen nga Laayoune, qyteti më i madh Saharasë Perëndimore. Kader 29 vjeç ka bërë një udhëtim të rrezikshëm për në Lanzarote. Në moshën 12 vjeçare ai humbi të motrën e të atin. Me 10 vëllezër dhe të ëmën për të mbajtur, ai punoi dhe e gjeti veten tek trafikantët. Motori i varkës ndaloi së punuari dhe uji filloi të hynte brenda. Ai kujton 24 pasagjerët që rrekeshin të shpëtonin. Vetë nuk mund të notonte. “Isha i shqetësuar për familjen”. Ditën e katërt ishin të lodhur ndërsa varka po mbytej. I gjeti një varkë peshkimi që njoftoi patrullat për ti shpëtuar. Dhe kjo është historia e vetëm njërit prej tyre.

nenujor

varka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *