Vap e madhe? Futuni brenda kabinës tropikale në ‘Sheshin Skënderbej!

Nëse keni kaluar në qendër të Tiranës, përbri godinës së Bashkisë, dhe keni parë një instalacion disi ekzotik, mos ngurroni të futeni brenda, sidomos në këto temperature mjaft të larta. Ai është stacioni i parë i freskimit, një lloj oazi tropikal, ku të gjithë kanë mundësi të ndalen dhe të freskohen në këto ditë të nxehta vere.

Ky stacion është konceptuar si një kabinë tropikale, ku teksa kalon mund të freskohesh për pak çaste, para se të vazhdosh në rrugën tënde. Nëse kalon në këtë “tunel”, vetja të duket sikur hyn në një pyll tropikal, e dekoruar me gjelbërim natyral, lule e pemë të ndryshme, teksa të shoqërojnë edhe cicërimat e zogjve dhe freskia.

Ky projekt do të pilotohet edhe në disa pika të Tiranës, ndaj nëse i shihni kund tjetër, hyni dhe freskohuni në to./tiranapost.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *