Ngjyra, penelata, vizione emocionuese. Një udhëtim në të gjitha punët e Van Gogut, Nuk janë mbi telajo, por përreth nesh. Në Torino me 26 mars, qëndron e hapur për tre muaj në “Promotrice delle Belle Arti”, ekspozita “Van Gogu gjallë- Përvojat” që ka pasur tashmë sukses të madh e qindra vizitorë në gjithë botën. Ajo është parë si një: eksperiencë “përfshirëse” në të cilën publiku “hyn” brenda veprave të piktorit të madh hollandez falë teknogjisë që projekton 3000 imazhe frymëzuese. Parete, kolona, tavane dhe dysheme bëhen kështu hapësira për pikturat që shoqërojnë vizitorin në një udhëtim përmes vendesh të ndryshme, Arles, Saint Rémy, Auvers-sur-Oise, vende ku ka punuar Van Gog.
Ekspozita, e realizuar nga “Grande exhibitions” është organizuar nga “Dimensioni eventi” dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 26 qershor.