Vajzat po rriten me sytë nga brekët, ndërsa djemtë me hundën të çarë për një trefletëshe

Edmond Arizaj

O gdhenj! O pyka! Investoni urgjent per arsimin dhe ne arsim. Investoni njerez, para, kohe, mund e djerse. Nuk e shihni cpo rritet vit pas viti? Nuk e shihni se per 25 vjet, te paarsimuarit jane bere shumice, madje edhe drejtues. Nuk e shihni qe ata te ditur e te lexuar nuk jane me ketu.

Nuk e shihni se injoranca po pushton edhe vendet ku dikur përçmohej dhe tallej e ku s’kish guxim te afrohej. Nuk e shihni se vajzat po rriten me syte nga breket e jo nga librat, ndersa djemte me hunden te care per nje trefletshe. Celulari eshte bere si nje zgjatim i dores, si nje dore e trete.

Dikur dora e trete ishin romanet, tregimet, novelat e poezite. Librat “jashteshkollore” qe mbushnin “boshlleqet”. Por truri nuk mbetej bosh. Investoni ne arsim, sepse po e coni kete popull drejt injorances kolektive, po e ktheni 300 vjet prapa, ku me i lexuari i fshatit ishte prifti, apo hoxha. Investoni per mesues, pedagoge e edukatore me dinjitet, integritet e dashuri.

Investoni per shkolla ne gjithe Shqiperine se jane hauret e bagetive me te fisme. Investoni per studime profesionale e kerkime shkencore. Investoni per rritjen e konkurrences mes femijeve.

Investoni per mbrojtjen e tyre… Mos harroni: Dikur ka pasur ca njerez ky vend qe kane dhene jeten qe femijet e te rinjte shqiptare te arsimoheshin. Nga ju s’po kerkohet kaq shume, thjesht pak deshire. Arsimi duhet te jete reforma mbi reformat, e vetmja, e thelle e perditshme e pandalshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *