Një gjykatës në Britaninë e Madhe u ofrua të paguajë personalisht shpenzimet e procesit për një vajza 15 vjeçare, e cila u shpall fajtore për vrasjen e një pedofili. Ajo vrau me thikë pedofilin që e përdhunoi kur ishte ende fëmijë. Gjykatësi I çështjes Jonathan Durham Hall, evitoi që adoleshetnja të përfundonte në burg duke e dënuar vetëm me dy vjet në një qendër rehabilitmi për minorenë. “Do të ishte një fatkeqësi e pafalshme të dërgosh një të mbijetuar si ty në një burg”, i tha ai vajzës.
Motivi kryesor që e çoi gjyaktësin në këtë vendim, ishte fakti se drejtësia angleze u tregua shumë e “butë” me pedofilin që abuzoi vajzën kur ishte ende 8 vjeçe: pasi e arrestuan, ai kreu dënimin me gjashtë vite burg dhe u la i lirë. Kur mori vesh se burri që i shkatërroi jetën ishte i lirë, vajza nuk u përmbajt.
Madje ai e kishte njoftuar adoleshenten, se tashmë u rikthye sërish. Kështu 15-vjeçarja shkoi në shtëpinë e tij, dhe sapo pedofili hapi derën ai e sulmoi me thikë në bark dukë I thënë “Dua të të vras” e më pas i preu fytin duke e lënë pa jetë.