Pothuaj një vit pas ikjes nga jeta të Dritëro Agollit, e gjithë familja e vuan mungesën e tij.
Në përgatitje për botimin e një libri të ri me letërkëmbimet e dashurisë mes Sadijes dhe Dritëroit në rininë e tyre, e bija nuk ka ngurruar të ndajë herë pas herë letra e dorëshkrime të panjohura për publikun.
“Për mua tanimë, nëna ime Sadije, është edhe ëmë edhe at”, shkruan ajo sot, në një postim në rrjetin social facebook.
Më herët, ajo kujtonte se “Ime më e vuante shumë plakjen e babit. Kishte frikë që do ndahej nga jeta e nuk do e shihte më. Dhe vetëm trishtohej. Këtë vit, mami nisi e vetme të shkruajë kartolinat e urimit, e mallëngjyer, e tejmbushur me kujtime, çaste të ngjashme, por askurrë vetëm. Edhe sot ajo nuk është vetëm. Gishtërinjtë i shkasin në letër pasi ajo përcjell frymën, shpirtin e babait tim, ajo përcjell edhe urimet e tij. Pasi ai ishte përveç gjeniut, njeriu i mirë Dritëro”.