Urimet për ditëlindje/ Kadare: U habita, nuk kujtuat as Skënderbeun kështu

Ismail Kadare ka komentuar festimet për ditëlindjen e tij në Shqipëri.

Shkrimtari i madh është shprehur se është habitur se për të është bërë shumë. Ai ka shtuar se vetëm pak ditë më parë, askush nuk u kujtua për ditëlindjen e Gjergj Kastriotit.

Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie.

Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij. Por vetëm ndonjë gazetë e kujtoi. Kjo nuk duhet të ndodhë, është turp”, ka thënë në një telefonatë nga Parisi për Panorama, Ismail Kadare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *