Jaime Sabines
Unë s’e di me siguri, por ma merr mendja
se një grua dhe një burrë
një ditë dashurohen,
mbeten vetëm ca nga ca
diç në zemër u thotë se janë vetëm,
të vetëm mbi dhé e depërtojnë sho-shoqin,
e vrasin sho-shoqin.
Gjithçka ngjet në heshtje. Siç shfaqet drita në bebëza.
Dashuria ngërthen trupa.
Në heshtje mbushin njëri-tjetrin.
Një ditë çfarëdo zgjohen mbi të tjera krahë;
atëherë mendojnë se gjithçka është e qartë.
Vështrohen cullak dhe kuptojnë gjithçka.
( Këtë s’e di me siguri. Ma merr mendja.)
Përktheu, Beti Njuma