“Unë nuk mund të jem edhe president dhe njëkohësisht të kem time bijë në kontroll”

Nga Albana Lifschin

“Unë nuk mund të jem edhe president i SHBA dhe njëkohësisht të kem time bijë në kontroll. Do të ishte krejt e pamundur të bëheshin të dyja.” (Teodor Ruzvelt, president i SHBA ne vitet 1901-1909) Në vitin 1900 gruaja amerikane kishte filluar të dilte nga guacka e shtëpisë dhe të pushtonte vendet e para të punës.

Ate vit Amerika kishte më shumë se 100.000 gra që punonin si sekretare. Hyrja e gruas në punë zyre ishte më tepër se një burim të ardhurash për të apo familjen e saj. Për vajzën beqare ishte një mundësi më shumë për të takuar bashkëshortin e ardhshëm. Një diçka tjetër për t’u shënuar është se gratë e kësaj periudhe i jepnin rëndësi pamjes së tyre të jashtëme, ishin në kërkim të modelit të tyre, që kishte qënë ende i papërcaktuar deri sa u shfaq si model visioni i dhënë nga piktori artist Charles Dana Gibson në revistën “Life.” Brenda një nate modeli i femrës që dha piktori, u bë idoli i femrës amerikane. Gratë filluan të visheshin si vizioni i skicuar në revistë e rregullonin flokët si ajo. Por modeli i gjallë për to u bë vajza e presidentit Teodor Rusvelt. Në qoftë se presidenti vetë ishte cilësuar si burri i dekadës, e bija e tij, Allis, u bë vajza me e admiruar e dhjetë vjetëve të parë të shek. XX. Allis Ruzvelti ishte 17 vjeçe kur i ati u bë president i SHBA. Ajo ishte një vajzë shumë e bukur dhe për më tepër dukej sikur kishte trupëzuar të gjitha tiparet e modelit të gruas që kishte dhënë piktori Gibson. Allis ishte shumë aktive. Ajo s’kishte asgjë të përbashkët me amerikanen shtëpiake të trashëguar nga shekulli i mëparshëm.

Për Alisën kjo lidhje nuk kishte ekzistuar kurrë. I ati,presidenti Ruzvelt, thoshte me humor: “Unë nuk mund të jem edhe president i SHBA dhe njëkohësisht të kem time bijë në kontroll. Do të ishte krejt e pamundur të bëheshin të dyja.” Gazeta franceze Des Batess e Parisit, shkruante se në 15 muaj Allis Rusvelt kishte marrë pjesë në 407 darka, 350 ballo dhe 300 festime të ndryshme. “Ajo mund të dancojë deri në mëngjes me atë, që nuk do ta besonte kurrë se do t’i bëhej ky nder, duke zhgënjyer të tjerë të cilët mendonin se vallzimin me të e kishin të sigurtë.” E gjithë Amerika ishte në dashuri me vajzën e presidentit Teodor Ruzvelt.

Gratë u vinin emrin e saj foshjeve që lindnin, të rejat imitonin Alisën në të veshur.

Kudo që Allis shkonte i këndonin këngën ngritur posaçërisht për të, “Ku je Allis? Evropa mbante frymën pas saj në çdo udhëtim që ajo bënte. Allis i vinin dhurata nga e gjithë bota. Kajzeri i Gjermanisë i dërgoi një byzylyk floriri, perandoresha e Kinës një qenush të vogël. Revista franceze”Femina” e vinte fotografinë e saj bashkë me atë princeshave të princërve të ligjshëm të Evropës. Për të bërë të mundur pjesmarrjen e saj në kurorëzimin e Mbret Eduardit të VII në Westminster Aby,qeveria britanike i dha status mbretëror. Sulltani i propozoi për martesë duke dashur ta bëje gruan e shtatë të haremit. Por sigurisht princesha amerikane, s’pranoi. Në të kundërtën ajo lajmëroi fejesën e saj me kongresmenin e Ohajos, Nicholas.

Dita e dasmës se saj sigurisht ishte ngjarja më e jashtëzakonshme për vajzat, gratë amerikane dhe gjithë adhuruesit e Allis Ruzveltit në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *