Turqia hap për turistët varret shkëmbore 2 mijë vjeçare

Dhjetëra varre shkëmbore të lashta dy mijë vite të zbuluara në shpellat historike në qytetin Şanlıurfa në juglindje të Turqisë do të jenë të hapura për turizëm, transmeton AA.

Sipas një njoftimi me shkrim nga Kryebashkia e Şanlıurfas, në kuadër të një projekti të zhvilluar nga Drejtoria Provinciale e Kulturës dhe Turizmit dhe Muzeut në bashkëpunim me Kryebashkinë, në shpellat nën 389 shtëpi të rrënuara në lagjet Haleplibahçe dhe Tilfindir janë zbuluar 61 varre shkëmbore.

Në njoftim është cituar edhe kryebashkiaku Nihat Çiftçi, i cili pas daljes në terren, ka thënë se varret shkëmbore të zbuluara, për të cilat është gjetur se i takojnë periudhës romake, do të jenë kontribut i madh për turizmin e qytetit.

“Këtu, 71 shpella janë hapur për turizëm. Nga fundi i dhjetorit do të hapim shpellat ku gjenden 61 varre shkëmbore”, tha ai, duke shtuar se veprat dhe gjurmët e wordpress periudhës romake do të ekspozohen muze në ambient të hapur.

Duke theksuar se Şanlıurfa është qytet kulturor dhe arkeologjik, Çiftçi shtoi se do të vazhdojnë që me fushat arkeologjike ta pasurojnë turizmin në këtë vend, përgatiti Koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *