Turizmi & Call-centers/ Pse Greqia proteston për Himarën dhe varrezat e ushtarëve

Olti Rrumbullaku

Turizmi & Call-centers

1. Greqia investon prej 20 vjetesh ne sherbime inteligjente qe Shqiperia te mos zhvilloje turizem ne rivieren e jugut dhe ia ka dale ne menyre perfekte. Do investoje perseri dhe jam i bindur qe Himara dhe gjithe zona atje do mbeten ashtu sic jane, ato 10 shtepi nuk do shemben per te bere nje shesh, asnje resort apo hotel i hajrit nuk do ndertohet, dhe do kemi te njejtin turizem medioker sic do kemi aktualisht. Behet fjale per te mos kercenuar rreth 1-2% te turizmit te Greqise Veriore dhe vetem per kaq behet ky presion. Futen ne mes ca varreza greke, sa per te hutuar shqiptaret, e sa per te mos u perqendruar ne fushen e turizmit
Politika ekonomike greke: e Shkelqyer
Politika ekonomike shqiptare: inekzistente dhe e blere

2. Italia nuk eshte proaktive si Greqia ne lidhje me Shqiperine, por pas shume vitesh vuri re qe nje grime e sektorit te sherbimeve, kryesisht call-center, levizi drejt Shqiperise, pavaresisht se me investitore italiane. Ka kohe qe ka levizje ne Itali qe tentojne te frenojne transferimin dhe madje te bllokojne realizimin e ketyre sherbimeve jashte BE-se. Me sa duket kjo politike po rezulton e suksesshme dhe fati i 30-40 mije te punesuarve ne Shqiperi varet nga vendime te senatit italian.

Politika ekonomike italiane: ?
Politika ekonomike shqiptare: Pse kaq shume call-center paskemi?
——-
Nese ndodh qe te mbyllen call-centerat jemi praktikisht prane kolapsit ne shume fusha. Tregu imobiliar ne Tirane do shkoje poshte, mijera studente sdo paguajne dot tarifat e shkollimit, mijera e mijera familje wordpress nuk do marrin te ardhura nga anetaret e tyre.
——-
Patjeter qe ka zgjidhje edhe emergjente ne situata te tilla, por nuk kemi shtet qe mund te arrije te sjelle zgjidhje te tilla. Cdo informacion apo ligj ne lidhje me investimet e huaja eshte vetem shqip dhe ska asnje shans qe ndonje investitor i huaj padashje te lexoje shqip e te zbuloje Shqiperine.

Zgjidhja eshte tek ata 800 investitore italiane qe nese nuk investojne dot ne call-center, tu lihet carte-blanche me disa vendime te shpejta te qeverise qe te investojne ne sherbime te tjera qe punesojne keto 30 mije shqiptare, ne zona te lira ekonomike, jo vetem ne Spitalle apo Koplik, por edhe brenda Tiranes, ne Rinas, ne Durres apo ne Shkoder.

Ne dhjetor eshte perseritja e disate e tenderit per Zonen Ekonomike te Spitalles dhe deshtimi duhet te jete shume prane

Veproni SHPEJT!
Ndryshe, jepini SHUTDOWN Shqiperise…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *