Tronditet Turqia, vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë 12 vjeç

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Turqi, martesa mund të jetë e ligjshme, sapo hyhet në moshën e pubertetit, 9 vjeçe për vajzat dhe 12 për djemt.

Pas publikimit në një faqe online nga Drejtoria për çështjet fetare (Diyanet) (autoriteti më i madh mysliman në vend) menjëherë kanë shpërthyer polemika të shumta në Turqi lidhur me këtë lajm.

Ky interpretim, shkaktoi polemika të shumta në politikën turke, duke e shtyrë partinë kryesore opozitare ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, socialdemokratët Chp, që të kërkojnë nisjen e një hetimi.

Në rrjetet sociale shumë përdorues shprehen të indinjuar lidhur me këtë çështje, ata kanë kërkuar mbylljen e autoritetit më të madh mysliman në vend(Diyanet).

Institucioni i përfshirë në polemika të shumta, pas reagimeve wordpress saktësoi se nuk e aprovon martesën e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *