Premiera e radhës që do të shfaqet në mbrëmjen e datës 23, në Teatrin e Operas dhe Baletit, do të jetë krejtësisht shqiptare. Ansambli Popullor do të vërë në skenë “Trimat e Jutbinës”, pjesë e konceptuar mbi legjendat e jashtëzakonshme shqiptare të marra nga vellimi “Tregime të moçme shqiptare” nga Mitrush Kuteli. Me regji dhe muzikë të Gerti Drugës e koreografi nga Rexhep Celiku, Genc Kastrati dhe Gjergj Prevazi kjo premierë do të vij si një tjetër dhuratë për dhjetorin, nga TOB.
Programi i shfaqes do bazohet në 11 rrëfimet e vëllimit të Kutelit, konceptuar në 11 momente të ndryshme ku do jenë ndërthurur muzika, vallet, ritet. Kjo shfaqe synon të realizojë një koncept krejtësisht të ri përsa i përket natyrës së Ansamblit.
Ndërthurja e muzikës instrumentale, e cila personifikon personazhet kryesorë, me përpunimet vokal- korale, përpunimin e këtyre rrëfimeve në një subjekt të rrjedhshëm, thuajse një opera, me motive të muzikës tradicionale, ardhur në kohën e sotshme si dhe ndërhyrjet e koreografive solistike dhe atyre masive. Me ilustrime të Gazmend lekës dhe nën drejtimin e Rexhep Çelikut, në skenë do të intepretojnë Grupi Vokal dhe Orkestra e Trupa e valleve të Ansamblit Popullor.