“Treni i natës për Lisbonë” dhe “Hija e erës” për jetët e pajetuara

“Treni i natës për Lisbonë”, romani i Pascal Mercier prej vitesh është edhe film, që shfaqet në ekran me Jeremy Irons në rolin kryesor, atë të Raimund Gregorius. Si film, ai i shfaqet një tjetër audience, edhe pse humbet shumë prej detajeve të romanit. Sërish, Gregoriues shkon në kërkim të gjurmëve të Amadeu Almeida do Prado. Romani është i përkthyer në gjuhën shqipe, ashtu si edhe romani i Carlos Ruiz Zafon “Hija e erës”.

I vëmë përkrah sepse paralalet mes dy romaneve janë të shumta, sidomos nësë mbajmë parasysh kërkimet mbi një dritëhijet e një autori që ka lënë pas vetes një vepër interesante, ndërsa vetë jeta e tij rrethohet me mister. Edhe pse te “Treni i natës për Lisbonë” mungon Varreza e Librave të Harruar. Në këtë roman, të vënë në Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: “Hija e erës” nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të humbura. Jetët e Julian Karaks dhe Amadeu Do Prado (mes Barcelonës në luftë dhe Lisbonës në revolucion) gjejnë paralele, si edhe dashuritë e humbura, a kujtimet e dhimbshme të lëna pas, rrëfyer përmes të tretëve që ipatën njohur, dy gjeni të mbetur në në ‘kutitë’ e kohëve kur jetuan. “Treni i natës për Lisbonë” është bestseller ndërkombëtar -një roman mbi dashurinë dhe jetën.

Raimund Gregorius është një mësues që jep mësim në një kolegj zviceran në Bernë. Në një prej ditëve të tij të zakonshme, gri, të zymta që kanë pak ndryshim nga paraardhësja, ai shpëton nga vetvrasja një të re, nbë xhepin e palltros së të cilës, gjen një libër të Amadeu de Prado dhe dy bileta për Lsibonë. Gregoriues lë pas gjithëçka në kërkim të misterit, kush është Amadeu? Gregorius merr trenin e natës për në Lisbonë ndërsa lexon gjithnjë librin e Amadeu de Prado- rrëfime vetminë, miqësinë, dashurinë, vdekjen, revolucionin, miqtë dhe Portugalinë nën regjimin e Salazar. Gregorius magjepset nga çfarë lexon dhe përpiqet të zbulojë më shumë për jetën e autorit. Ai kërkon në të gjithë Lisbonën dhe gjen miqtë e familjarët e autorit: nga e motra që e konsideron të gjallë, te miqtë e ngushtë, e ish e dashura, duke zbuluar një “gjeni që edhe pse i ikur në moshë të re ka lënë pas shumëçka, pyetje e pikëpyetje mbi kishën, Zotin, pushtetin. Mjeku e poeti, shfaqet edhe në një fjalim të mbajtur kundër regjimit, ditën e diplomimit, edhe pse i ati ishte një gjykatës i regjimit. (Pasqyre.al)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *