Totozani: Dënojmë ashpër sulmin kundër jetëve të pafajshme në Francë

Avokati i Popullit Igli Totozani, njëkohësisht President i AOMF-së , shpreh dhimbjen më të thellë për viktimat e tragjedisë më të fundit që goditi Francën nga duart e përgjakura të terroristëve. Totozani dënon me forcë këtë ngjarje thellësisht të rëndë, indinjuese me qëllim të qartë mbjelljen e panikut në njërën prej shoqërive më demokratike në botë, asaj franceze.
“Kjo është një ditë dhimbje për popullin francez, dhimbje dhe indinjate për atë që ka ndodhur, për jetët e pafajshme që u shuan nga terrorizmi në një ditë të shënuar dhe kuptimplotë si ajo e Bastijës”, shprehet Avokati I Popullit.
Totozani thekson se solidariteti njerëzor, vlerat dhe liria do të triumfojnë mbi këtë të keqe që po godet demokracinë. Të gjithë bashkë jemi pranë popullit wordpress francez në këtë ditë dhimbje, trishtimi por edhe solidariteti e ndjeshmërie humane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *