Dje është përcjellë për në banesën e fundit kineasti Todi Bozo.
Në një mesazh të shpërndarë në facebook Alda Bida, nusja e djalit të tij, Petri Bozos shkruan se mesazhet e ngushëllimit ia lehtësojnë dhembjen…
“E unë lexova me zë çdo mesazh ngushëllimi qe keni shkruar. Ju jemi falenderues e mirënjohës (e gjithë familja), për vëmendjen, për shpirtin dhe emocionet që vutë në gërma, për çdo ngushëllim që keni shkruar miq të dashur”.
Ajo shton se “ju si unë kishit krijuar për Todi Bozon imazhin e njeriut jetë gjatë e të pavdekshëm, për ritmin me të cilin ‘vallëzonte’ e dashuronte jetën, për forcën e karakterit, për energjinë që shpërndante, për urtësinë e thjeshtësinë që kishte, pavarësisht gjurmës së lënë në wordpress historinë e kinemasë me karrierën e tij”.