Tinka Kurti nga spitali në Opera, e ndjek shfaqjen nga salla

Aktorja e madhe Tinka Kurti ka dalë nga spitali ditën e shtunë, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore shkruan Gsh.

Por edhe pse ajo nuk do të jetë pjesë e shfaqjes “Carmen”, pra nuk do të dalë në skenë, duket se ka zgjedhur ta ndjekë premierën e saj nga salla.

Siç shihet në foto, Artistja e Popullit është në sallë bashkë me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Pjesa e saj në shfaqje u projektua në skenë përmes një led walli.

Aktorja e njohur, u shtrua me urgjencë të martën me 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar. Dhe pas katër ditësh nën kujdesin e mjekëve, ka lënë sot spitalin me gjendjen shëndetësore të përmirësuar.

wordpress />

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *