Timo Flloko në teatër me një pjesë që manifeston tradhtinë bashkëshortore dhe karikaturat homoseksuale

“1 edhe 1 bëjnë 3″ komedia e shkruar nga Ray Cooney, do të ngjitet këtë fundjavë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nën regjinë e Timo Fllokos e Kiço Londos. Në role intepretojnë aktorët Kristian Koroveshi, Krist lleshi, Alesia Xhemalaj, Ersiljano Xhelollari, Ermir Jonka, Igli Zarka dhe Vlera Pylla.
“1 dhe 1 bëjnë 3” është një komedi farse e shpejtë, mjaft qesharake, Britanike. Ka qenë një vepër goxha e vënë në Londër gjatë viteve 1980, dhe është ende një zgjedhje popullore në mesin e komunitetit teatror. Kohët e fundit Cooney ishte edhe regjisori i filmit të përshtatur, por që dështoi për sa i përket fitimeve financiare dhe mërziti gati çdo kritik film.

Xhon Smith mund të duket si një shofer i zakonshëm taksie, por ai ka mbajtur për shumë kohë një sekret të madh. Ai ka një grua të dashur me emrin Meri në një banesë në Wimbledon, dhe një tjetër grua të dashur me emrin Barbara që jeton në një banesë tjetër, vetëm katër minuta larg. Kur ai heroikisht përpiqet të shpëtojë një grua të vjetër nga dy grabitës rruge, goditet nga kuleta e plakës dhe merr vëmendjen jo vetëm të spitalit, por edhe të policisë.

Kur dy detektivë të ndryshëm fillojnë e i parashtrojnë shumë pyetje, Xhoni duhet të nxitojë sa këtej e andej mes dy grave të tij, duke përpjekur të zgjidhë rrëmujën martesore që ai vetë ka bërë. Që gjërat të përkeqësohen edhe më shumë, miku i tij i papunë, teveqeli Stanli Gardner, përpiqet ta ndihmojë në këtë mashtrim, por ai thjesht i çon situatat edhe në më komike, kur detektivi i policisë beson se Xhoni dhe Stanli wordpress janë gay.

Dy ankesa të shpeshta në lidhje me pjesën (të paktën nga pikëpamja e audiencës moderne) është se kjo pjesë manifeston tradhtinë bashkëshortore dhe karikaturat homoseksuale. Ekziston një justifikim për tradhtinë e Xhonit, e cila na sugjeron se ai është lloji i atyre meshkujve që nuk mund t’u thonë “jo” grave. Por në qoftë se situata do të merrej seriozisht (e cila sigurisht që nuk merret), atëherë Xhoni mund të shihet thjesht si një i babëzitur. Meri plotëson nevojat e tij fizike, gjithmonë duke i ofruar atij ushqim, pije e të tjera si këto.

Barbara kujdeset për dëshirat e tij seksuale, gjithmonë duke e shtyrë atë për të shkuar në shtrat dhe pse jo për të fjetur. Ndërkohë, fqinji gay që banon lart, Bobi Franklin, plas për ta vizituar orë e çast. Karakteri i Bobit është mjaft i shkëlqyer, flirtues, shpesh i lig, dhe deri diku i bezdisshëm, stereotipi homoseksual i parë shumë herë në komeditë e viteve 70-të dhe 80-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *