Hervin Çuli ka replikuar sërish me ish-kryeministrin Sali Berisha, pas një statusi të këtij të fundit në Facebook,ku e quan Çulin gangster e bandit.
Drejtori i TK shkruan se Sali Berisha ka vrarë gazeta e gazetarë, ndaj më mirë është të heshtë e mos të flasë më.
Nga Hervin Çuli
Saliu im i shtrenjtë!
Goja jote e ëmbël mjaltë nuk i mban dot mufkat që prodhon truri yt i rrudhur. Përsëri më more ndër gojë. Po të prisja, pse u vonove? Si gangsteri më i ri në kryeqytet, të lutem me shpirt i ndershmi Sali, të nxjerrësh një fakt, një fakt të vetëm që gazetari është dhunuar. Apo po ta tha ABC-ja yte e dashur, ti vë dorën në zjarr që është e vërtetë. Një farë të drejte e ke, se sillen njësoj e servirni, të gënjeshtërt, vulgare, të turpshme. Po meqë je kaq i ndjeshëm ndaj medias, harrove që ti dhe horrat e tu keni rrahur djegur e vrarë, gazeta e gazetarë! Apo kur i bën vetë dhe i ke të gjitha me zë e figurë nuk quhen, ndërsa po ti serviri Shkullo yt i dashur quhen. Atë gazetarin e wordpress 21 janarit e harrove! I Klanit ishte më duket.Kush e vrau Sali? Apo e vranë me çadra pistoletë shokët e tij demostrues! Po atë gazetarin e ABC në atë kohë, Fatos Mahmutaj në mos gaboj, kush e plagosi Sali? Me siguri thikat me helm. Saliu im i shtrenjtë, shiko njëherë se mos mbyllesh diku për ca kohë. Do të bënte mirë, me beso. Edhe pak dhe po se freskove trurin do të të marrin kalamajtë me gurë kur të dalësh nga shtëpia, i shtrenjti im. Të përqafoj me mall. Je i shkëlqyr. Mos harro, të pres në teatër të shohësh “Tri Motrat”.
Ia keni fut kot. Po ky ska punetjeter qe mirret me saliun. Apo kur gjerat behen zi kujtojne katranin e berishes keta. Futja me lemsh çulo