Thethi përgatitet për festën “Dita e Bjeshkës”

Tashmë është kthyer në traditë që më 25 qershor të festohet “Dita e Bjeshkës” në Parkun Kombëtar të Thethit. Është një festë e veçantë dhe e bukur ku mblidhen në sheshin e Kishës shumë vendas, të ardhur nga rrethet dhe administratorë të pushtetit lokal dhe atij bashkiak nga qyteti i Shkodrës. Po kështu ka përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të Zonave të Mbrojtura. Thethi më 25 qershor të çdo viti është në festë.

Parku Kombëtar i Thethit shtrihet në zemër të Alpeve, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha. Është një nga qendrat turistike më të rëndësishme të Veriut, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Bën pjesë në komunën e Shalës të zonës së Dukagjinit. Parku kufizohet nga të gjitha anët me maja të larta shkëmbore, të cilat bien thikë në luginë dhe formojnë pamje të papërsëritshme të luginave. Poshtë në luginë, shtrihet fshati piktoresk i Thethit. Mes alpeve, shkëmbinjve historikë, gjelbërimit dhe burimeve të kristalta, lugina e Thethit dallohet për klimën e ashpër në dimër dhe të freskët në verë. Një burim i mrekullueshëm në këtë zonë thethështë dhe Ujëvara e Grunës, e shpallur monument natyre. Parku është wordpress i njohur për bimësinë e tij të pasur.

Dallohet për pyje të harlisura dhe shumëllojshmëri bimësh, mes të cilave edhe ato medicinale. Vlerat ekologjike të tij lidhen me drurët e ahut, të cilët formojnë pyje shekullore. Më shumë se 25 lloj gjitarësh, zogjsh dhe zvarranikësh janë pjesë e faunës.

Parku Kombëtar i Thethit, vizitohet çdo vit nga një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj. Krahas bukurisë, ekoturizmit, njohjes së biodiversitetit të larmishëm të këtij parku, turistët mund të shkojnë për alpinizëm, peshkim etj. Ky Park Kombëtar përshkohet nga lumi i Thethit, i cili është i pasur me troftën e malit./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *