Vendi ynë ofron mundësi të pafundme të turizmit kulturor. Qytete si Berati apo Gjirokastra mbeten destinacione ku në çdo vizitë mund të shijosh gjëra të reja, apo të zbulosh pjesë të panjohura të hisotrisë apo legjendave.
Ministria e Kulturës fton gjithë të apasionuarit pas kulturës dhe trashëgimisë, të vizitojnë parkun arkeologjik të qytetit antik të Antigonesë në një postim te bërë në rrjetet sociale.
“Mjeshtret e Saraqinishtit, gratë e mençura vllehe që trashëgojnë punimet me rruaza brez pas brezi u mblodhën në Antigone, duke ekspozuar punimet e artizanatit. Një ditë në mbretërinë e Pirros, në Kodrën e Jermës, në skaj të maleve të Lunxhërisë, në qytetin e famshëm Antigone, aty ku Shën Kolli është mbrojtës i ujërave, aty ku gratë e vajzat i ngjajnë mbretëreshës së Epirit, Antigonës në dashurinë për trashëgiminë, identitetin dhe kulturën.
Si shkohet në Antigone?
Për të shkuar në qytetin antik të Antigonesë duhet të dilni nga Gjirokastra dhe të merrni drejtimin për në fshatin Asim Zeneli, që është qendra më e madhe në komunën e Antigonesë, pastaj mbrrini në fshatin tjetër, Krinë; mbani djathtas pranë një rrapi të lashtë, duke ndjekur një rrugë të pashtruar e herë-herë të ashpër. Kur t’i afroheni fshatit Saraqinishtë, një shenjë rrugore ju tregon djathtas kthesën për në kodrën e Jermës, ku shtrihet qyteti antik i Antigonesë. I gjithë udhëtimi zgjat rreth 45 minuta.
Në Saraqinishtë ka dy kisha të shekullit të XVI-XVII. Çelësat e tyre i mban një banor i fshatit me emrin Pilo, personazh i njohur i reportazheve të Fatos Baxhakut dhe Ben Andonit që njeh dhe tregon historinë e Pirros së Epirit dhe të bukurës Antigonë.
#VizitoniParkunArkeologjikAntigone!”
Pak histori
Antigonea u themelua nga Pirro, mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit. Molosët ishin një nga tre fiset e Epirit (në jug të Shqipërisë së sotme dhe veriun e Greqisë), i cili u kthye në një shtet të fortë gjatë kësaj periudhe. Antigonea u zhvillua si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike dhe në fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të para krishit mori formën e “polis” (qytet – shtet) dhe u kthye në një nga vendet më të rëndësishme të antikitetit.
Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit tëgruas së tij të parë, vajza e fisnikëve Maqedonas, Berenis dhe Fillip. Më vonë Berenis u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilit Pirro u njoh me Antigonenë. Përveç gruas së tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën – Berenisën duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit.
Kur Pirro ishte 17 vjeç, sipas Plutarkut, historian i lashtë, një kryengritje e përmbysi atë si mbret dhe ai u vendos nën kujdestarinë e Mbretit Dhimitër i Maqedonisë. Më vonë u dërgua në oborrin e Ptolemeut.
“Duke qenë se Pirro ishte i shumë i aftë të bënte për vete njerëzit e fortë dhe i urrente frikacakët, dhe meqënëse ishte shumë i sjellshëm dhe xhentil në jetë”, sipas shkrimeve të Plutarkut, ai u zgjodh midis shumë princërve të tjerë të martohej me Antigonenë. Kjo martesë i dha Pirros një emër shumë të mirë dhe e bëri shumë të njohur. Me ndihmën e gruas së tij të mirë, Pirroja ia doli të mblidhte wordpress para dhe të ngrinte ushtrinë dhe të kthehej drejt Epirit per te rimarrë fronin mbretëror.
Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonias, pas Finiqit, si nga përmasat ashtu dhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), me Apolloninë dhe Orikumin me malësitë e Janinës dhe Epirit jugor.
Per shkak të pozitës së rëndësihme gjeografike, në një pikë kyçe/strategjike në kodrën Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik.
Lugina e Drinos, për shkak të pjellorisë dhe rëndësisë strategjike ishte një vend popullor, e dëshmuar kjo nga rreth 29 qytete antike dhe fortifikime, varre, monumente, tempuj të lashtë dhe teatro. Pa dyshim, Antigonea ka qenë qendra kryesore e luginës mes Selosë së Dropullit të Sipërm afër kufirit grek në jug të Adrianopolisit dhe deri lart në Lekël, në fundin verior të luginës .
Qyteti i lashtë i Antigonesë shtrihet në pozicion zotërues dhe strategjik në luginën e Drinos, qyteti në formë delfini shtrihet në një varg kodrash me dy maja që lidhen me njera tjetrën me një shteg të ngushtë.
Sipërfaqja urbane e qytetit brenda dhe jashtë fortifikimitllogaritet të ketë qenë rreth 60 ha.Qyteti ishte i rrethuar nga mure solide rreth4,000 m gjatësi, që mbronin qytetin nga tëgjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe perëndimore ku rreziku ishte më i madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive të zbu luara deri tani janë bërë me blloqe
të madhësive të mesme e të mëdha guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë. Askund tjetër si në Antigone,krahasimisht me shume qytete të tjera të fortifikuara në maja malesh, tipike për qytetet e lashta të zbuluar në Shqipërisë së sotme, arkeologët kanë mundësi të studiojnë zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor. Antigonea dallohet nga qytetet e tjera të lashta për planin e saj urban katërkëndësh dhe të rregullt, i ngjashëm me shumë qytete helene të Greqisë. Per herë të parë në qytetet e lashta në Evropë elementet urbane dhe arkitektonike
të zbuluara, japin një ide të planifikimit te qytetit, duke treguar se Antigonea është ndërtuar me urdhër dhe nuk pati zhvillim ndër vite./Pasqyre.al