“The Indipendent” mbron Liqenin e Ohrit nga kryebashkiaku Nikola Bakraceski

PhotoEditor-1452358206199

Prestigjiozja Indipendent në një artikull të muajit dhjetor bën thirrje për shpëtimin e liqenit më të vjetër të Europës, atij të Ohrit.

Liqeni i Ohrit: liqeni më i vjetër në Europë i kërcënuar nga plazhet turistike dhe shtëpitë luksoze” titullohet artikulli në fjalë.

Gazeta kujton se Liqeni është pasuri botërore e UNESCO-s dhe në të gjenden 350 specie të rralla.

Kryebashkiaku i Ohrit, Nikola Bakraceski, ka bërë publike planet për tharjen e tij dhe ndërtimin e disa shtëpive luksoze.

Ndërkohë kundër këtij projekti ka dalë edhe Dr Christian Albrecht, nga Universiteti i Giessen-it në Gjermani. Për “New scientist” ai ka thënë se “Liqeni i Ohrit është një Graal i shenjtë për të gjithë biologët. Jam vërtet i shqetësuar për të ardhmen e specieve të tij”. ( Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *