“Ermonela Jaho është elektrizuese në rolin kryesor të operas së Puçinit në produksionin e Moshe Leiser dhe Patrice Caurier”, shkruan THE INDIPENDENT.
Sipas kësaj gazete, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho solli një stuhi në Covent Garden me shfaqjen e saj magjepsëse të Puçinit ‘Il trittico’, edhe pse ajo e ka kënduar ‘Cio-Cio San’ në mbarë botën, ajo po pritej deri tani për ta kënduar atë rol në Londër.
“Dhe në sa mënyrë prekëse e bën atë: skena finale në prodhimin Leiser-Caurier është kaq prekëse dhe pothuaj lotsjellëse, dhe nuk sjell takimet simbolike mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo e lejon skenën të vendosë në mënyrë të përkryer patosin e performancës së Jahos”, shkruhet në artikull.
Sipas The Indipendent, vizualisht, ky prodhim është krejt në polin e kundërt nga prodhimi i Minghellas në Coliseum. Intimiteti i dramës te bëhet imponues. Nën dirigjimin e Antonio Pappanos, Jaho e kombinon dobësinë me brishtësinë dhe me gjuhën e trupit. “Dueti i saj wordpress me Puente i thërret, i qan qiellit, dhe soloka e saj e gjatë, në të cilën shpresa lufton me frikën- të çon në përfundimin se ajo është më e mira Madama Butterfly që Londra ka parë ndër vite”, shkruan gazeta./Pasqyre.al