The Guardian: Njihuni me Edi Ramën, kryeministrin artist të Shqipërisë

Ekspozita e pikturave të kryeministrit Rama në Nju Jork është pasqyruar gjerësisht në mediat e huaja dhe britanikja “The Guardian” ka bërë një artikull të gjatë me titullin “Njihuni me Edi Ramën, kryeministrin artist të Shqipërisë”.

Pasi i bën një profil Ramës, nga nisja e karrierës së tij si pedagog i arteve dhe deri në postin e kryeministrit, gazeta britanike shkruan për pikturat e tij dhe ekspozitën e fundit.

“Ai ka një beteje të vështirë me korrupsionin në vend, ngritjen e infrastrukturës dhe shumë probleme të tjera me të cilat përballet Shqipëria.

Megjithatë njeriu më i fuqishëm i vendit e gjen sërish kohën për të pikturuar.

Ai ka prezantuar punët e tij së fundmi në një nga galeritë më të njohura në botë”, shkruan The Guardian, duke paraqitur edhe disa foto me punët e Edi Ramës por edhe lyerjet tipike të pallateve në Tiranë gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak.

Pjesë nga shkrimi:

Rama është gjëja më e rrallë: jo një politikan me dhunti artisti, por një artist i mirëfilltë në fuqi.  Një ish-profesor arti që nuk kishte aspak ndërmend të hynte në jetën publike të vendit. Por edhe kur hyri, nuk e braktisi tërësisht karrierën e vet.

Tani, mes debateve për hyrjen në BE dhe ngacmimeve me fqinjët ballkanas, Rama hapi një ekspozitë në Nju jork, në galerinë Marian Goodman. Është hera e parë në absolut që një kryetar qeverie ka mbajtur një ekspozitë në një prej galerive më të mira në botë.

Edhe George Bush që nisi të piktutorjë pasi la presidencën nuk mundi të mbajë një ekspozitë më të madhe se sa biblioteka në Dallas të cilën e zotëron vetë.

Rama, partia e së cilës erdhi në pushtet në 2013 (me këshilltar Alastair Campbell), kishte kaluar 11 vjet duke qeverisur Bashkinë e Tiranës, një ndër kryeqytetet më të varfra në Europë.

Me pak para, ai arriti të përmirësojë dukshëm infrastrukturën e kryeqytetit.

Ai ndryshoi fytyrën e tij duke zhdukur pamjen e apartamenteve komuniste dhe duke i rilyer ato me shumë ngjyra.

Ka një energji të dukshme në Tiranë ndryshe nga çdo kryeqytet ballkanas: një kryeqytet i wordpress ri, multietnik dhe shumëngjyrësh në kuptimin e parë të fjalës.

Lëvizja e parë e Ramës pasi erdhi në pushtet në 2013 ishte heqja e gardhir rrethues të kryeministrisë.

Ajo tashmë është e hapur për këdo dhe hyrja është me një stil-Broduej, me neon sipër portës kryesore.

Në të është Qendra për Hapje dhe Dialog, me një galeri arti, librari dhe një kinema të vogël si dhe internet.

Qëllimi, thotë kryeministri, “është që kati i parë të jetë për qytetarët dhe kati i dytë për pushtetin”.

Por pavarësisht kritikave të shumta, Rama pikturon në zyrën e tij në kryeministri.

Aty ku ka takuar burra të fuqishëm shtetesh dhe ka marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Shqipëria është ende një vend i varfër. Korrupsioni është ende shumë i lartë pavarësisht përparimit që është bërë në qeverisjen e Ramës.

Por të paktën Tirana po merr pamje europiane.

Qendra po rikonstruktohet dhe ka ndryshim të dukshëm krahasuar me vite më parë.

Me lidershipin e Ramës, Shqipëria po troket në dyert e Bashkimit Europian.

“Kur u bëra kryeministër mendoja se do ta braktisja artin njëherë  emirë. Kishte shumë punë, vështirësi dhe stres. Një betejë e përditshme për gjëra që nuk i kishte imagjinuar kurrë. Por më pas, rinisa të pikturoja. Mendoja se politika është beteja e jetës së përditshme, dhe arti është si një lutje”, thotë Rama.

Ekspozita e tij do të vijojë në galerinë Marian Goodman në Nju Jork, deri në 23 dhjetor.

Përshtati me shkurtime Amarildo Lumani/ TemA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *