The Guardian ka publikuar kritikën për operën Madam Butterfly duke thënë se e gjithë mbrëmja ishte fantastike, kurse një pjesë të shkrimit ia ka dedikuar edhe sopranos Ermonela Jaho, e cila ka pasur rolin e Cio-Cio-San, në këtë operë.
The Guardian ka vënë në fokus sopranon shqiptare Ermonela Jaho duke e lavdëruar kështu për performancën e saj, përmes të cilës ajo i ka sjellë shumë emocione publikut.
“E gjithë mbrëmja ishte në fakt e mrekullueshme. Ermonela Jaho, një nga interpretueset më të mira të stilit të realizmit, e sjellë me saktësi të pa kompromis titullin e shfaqjes dhe ndikimi emocional që sjellë ajo përmes emocioneve që shfaq si rrebesh, të lënë pa fjalë”, shkruan kritika e fundit nga prestigjiozja The Guardian për Ermonela Jahon dhe rolin e saj në Royal Opera në Londër.
Jaho po performon në Londër në rolin e saj në wordpress Operën e famshme të Puçinit – “Madama Butterfly”, ndërsa rolin e saj në pesë repriza e realizon sopranoja tjetër, Maria Martinez. Opera “Madama Butterfly” do të jetë në skenë, deri më 25 prill.
https://www.theguardian.com/music/2017/mar/28/madama-butterfly-puccini-royal-opera-house-london-review-ermonela-jaho