Terra Madre Balkans në Tiranë, 50 stenda për të provuar “shijen e tokës”

Edicioni i katërt i Terra Madre Balkans 2- qershor, organizohet në kuadër të projektit ESSEDRA, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe i promovuar nga Slow Food me qëllimin për të mbështetur procesin e integrimin në Evropë të vendeve të Ballkanit dhe të Turqisë përmes fuqizimit të shoqërisë civile dhe aftësisë së saj për të ndikuar në politika dhe për të promovuar modele të qëndrueshme të
zhvillimit rural.
Ky event organizohet nga VIS Albania dhe Slow Food, në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Ky event bashkon 350 delegatë nga 12 vende (Bosnjw dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria).

Si  pjesë  thelbësore  të   eventit, Terra Madre mirëpret një Earth Market (Treg të Tokës), ku mbi 50 stenda do t’u japin vizitorëve mundësinë për të zbuluar një përzgjedhje të gjerë të produkteve nga komunitetet e ushqimit të Terra Madre, Presidet Slow Food dhe Arka e Shijes, katalogu i Slow Food wordpress për biodiversitetin e ushqimit në botë.

Por edhe një seri konferencash  shkencore si : “Lufta kundër urisë botërore”  nga Thomas Pogge, profesori i Universitetit të Yale, si dhe një nga ekspertët më të mirë në nivel botëror që lidhen me cështjet e urisë në botë dhe të drejtat e njeriut janë vetëm disa nga fokuset e eventit Terra Madre Balkans.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *