
Në vitet 1944-1946, institucioni që merrej me shërbimin sekret quhej Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (i formuar më 14.12.1944), ent në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (kopjim i OZN-as jugosllave) shkruan Kastriot Dervishi.
Sipas tij, organi drejtohej nga Koçi Xoxe, por ishte në varësi të Enver Hoxhës (siç e kishte Tito në Jugosllavi).
Me formimin e qeverisë së re komuniste më 22.3.1946, u bë riorganizimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Për këtë arsye, drejtori i ardhshëm i Sigurimit, Nesti Kerenxhi, shkoi në Beograd ku mori skemën e ndërtimit të gjithë MPB-së dhe organeve të varësisë.
Baza kryesore e MPB-së me organizimin e ri ishin Drejtoria e Sigurimit të Shtetit (kopjim i UDB-së jugosllave) dhe Drejtoria e Policisë Popullore.
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit e Ministrisë së Punëve të Brendshme u formua më 2.4.1946. Si çdo organ i “pushtetit popullor” ishte gatuar tërësisht në Beograd, sqaron Dervishi, studiues.
Nëpërmjet një vargu telegramesh, Kerenxhi njoftonte në kohë porositë që merrte nga Beogradi për organizmin e MPB-së. Bashkëlidhur paraqitet një prej këtyre telegrameve.