Tenori shqiptar Agim Hushi që prej vitesh ka qenë i angazhuar me operat e Europës dhe së fundmi është drejtues i departamentit të kantos në Universitetin e Vjenës, ka vendosur të lërë kontinentin e vjetër. Ai do të nisë një jetë të re në Azi, për të kontribuar në kulturën klasike dhe drejtuar Operan Kombëtare të Singaporit.
Një njoftimin e mëposhtëm ai jep arsyet e vendimit:
Të dashur Miq. Të gjithë ju që meë keni suportuar, shkruar dhe dhënë dashuri dhe kurajo, që më keni dalë zot dhe ngrohur me dashamirësinë tuaj ju njoftoj se jeta ime do ndryshojë në mënyrën më të bukur!
Që nga viti 1991 ne kemi filluar shtegtimin tonë dhe tashmë u mësuam të jemi qytetarë të botës. Nga Hungaria, Australia, Singapori, Amerika e Neë Zelanda, Kuala Kumpur e Mynihu, Milano, Pekini, Parisi, Londra e Viena!
Kemi njohur vende dhe njerëz, kemi lënë pas miq e dashamirës të pafund bashkë me emrin tonë, jo vetëm si familja Hushi por mbi të gjitha si shqiptarë! Por ajo që më bën krenar është se kudo ku kam shkelur kam bërë më të mirën dhe kam marrë vlerësimet maksimale!
Por këto ditë ne fillojmë një jetë të re, të bukur në një nga vendet më të mrekullueshme të Azisë, plot diell dhe i shquar si vendi me njerëzit më të butë wordpress dhe më të dashur në botë. Jam ftuar personalisht nga Ministri i Kulturës së këtij vendi për të kontribuar në kulturën klasike dhe drejtuar Operan Kombëtare të këtij vendi!.
Bashkë me Kristinën ndihemi të lumtur, të freskët dhe plot energji për të filluar këtë pjesë të re të jetës sonë të ndërprerë më 2005 në Singapor! Natyrisht do të mbaj dhe detyrën si drejtues i departamentit të kantos në Ubiversitetin e Vjenës, në shtator, por Azia tashmë do jetë shtëpia jonë e re, e shumë ëndërruar!
Miq të mrekullueshem do mbetemi në kontakt dhe natyrisht do tju vë në dijeni për takimet dhe punët e mëdha që kam përpara. Ju përqafoj duke ju uruar të gjithëve: Shëndet, Paqe, Lumturi dhe Begati për Ju dhe familjet Tuaja. Me respekt dhe dashuri Agimi
(Pasqyre.al)