Robert Elsie, albanologu i njohur, ka publikuar një tekst të vitit të largët 1493.
Teksti është shkruajtur nga Hartmann Schedel, mjek, humanist dhe historian gjerman.
Schedel ka bërë një përshkrim të zonës së Shqipërisë, Epirit dhe Maqedonisë.
“Këtu është një tekst i hershëm (viti 1493) për Shqipërinë dhe për Ballkanin perëndimor, duket se është përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë nga Evropa qendrore,” shkruan Elsie.
Por çfarë shkruante Schedel për Shqipërinë?
Ja pjesë nga teksti i tij:
“Shqipëria ishte dikur pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj. Pjesë e saj janë dy qytete dikur të famshme, Durrësi dhe Apollonia. Gjuha e këtij populli nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët. Hamzai i madh ishte nga kjo tokë. I lindur nga prindër të krishterë, ai hoqi dorë nga besimi i krishterë dhe u konvertua në muhamedanizmin e pakuptimtë. Por po aq lehtësisht sa refuzoi besimin kristian, ai refuzoi edhe supersticionin muhamedan dhe u kthye tek zakonët e të parëve. Dhe, megjithëse respektonte të dy besimet, ai preferonte të vdiste si një i krishterë, më shumë se sa si turk. Ai vdiq shumë pak kohë pas rënies së Kostandinopojës. Ai u pasua nga Gjergj Skënderbeu, i lindur nga prindër fisnikë, që kaloi shumicën e kohës me armë dhe në luftë, duke bërë beteja në emër të krishterimit. Ai mundi dhe asgjësoi ushtri wordpress të mëdha të turqve dhe, i vetëm, e mbajti rajonin besnik të Ungjillit të Krishtit. Megjithatë, thuhet se pjesa më e madhe e vendit është shkatërruar nga forcat e armiqve të tij. Mbreti Alfons shpesh dërgonte armë në Shqipëri. Ai mori qytetin e Krujës nën kontrollin e tij dhe e mbrojti nga turqit. Djali i vëllait të Skënderbeut të sipërpërmendur, që ishte aleat me turqit, u burgos nga kushëriri i tij. Ai iu dërgua mbretit Alfons dhe u burgos. Papa Kalikstus i ofroi Skënderbeut ndihmë në formën e parave”.
Ndërkohë fotot e mëposhmte janë bërë nga Jozef Sekeli në vitin 1863.
Ato janë shkrepur në Ohër, Shkodër dhe Prizren.