Tefta Radi bashkëshortja e kantautorit Françesk Radi mës lotësh shprehet se gjëndja e bashkësortit të saj është e rënduar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale Tefa Radi thotë se kujdesi mjekor ndaj Francesut është maksimal, por gjëndja e tij është kritike dhe për këtë ajo thotë se nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër veçse të shpresojmë dhe të lutemi që ai të shërohet. Kantautori dhe këngëtari i njohur Francesk Radi është shtruar që ditën e djeshme në spital. Ai pësoi hemoragji cerebrale.
“Angazhimi i mjekëve është i jashtëzakonshëm, së pari stafi i Urgjencës, nuk mungon angazhimi deri në maksimum i shefit Petrela, mjeku me emër në botë, jo vetëm në Shqipëri. Po kështu edhe mjekë të tjerë kanë ardhur e kanë parë nga afër, Tritan Shehu, Ylli Ziçishti, e shumë të tjerë për të mos vazhduar të numëroj, sepse nuk kam fuqi të numëroj. Angazhimi është jashtëzakonisht i madh nga Ministria e Shëndetësisë, vetë ministrja e Shëndetësisë ka qenë e pranishme e ka ndjekur nga afër. Angazhimi ka qenë po kaq i madh edhe nga kryeministri Rama. wordpress Gjendja e rënduar e Franceskut e bën të pamundur transportimin e tij dhe ndërhyrjen për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për përmirësimin e gjendjes. Shpresojmë dhe le t’i bashkojmë lutjet të gjithë bashkë. Franko është një katolik i bindur, shpresoj se gjithçka do bëhet mirë. Falënderoj edhe kryeopozitarin Basha, dhe të gjithë miqtë, kolegët, dashamirësit, për lutjet e tyre të përbashkëta”, ka rrëfyer mes lotësh Tefta Radi.