Teatri kërkon koristë

 

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 njofton si më poshtë: Më qëllim të plotësimit të vendeve vakante në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë përkatësisht tek Sektori i Korit (Korist) do të mbahet audicion në datën 11/04/2018 ora 11:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës.

Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit në datën 04/04/2018 ora 11:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon;

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)

1.Të ketë kryer studimet e larta ( bachelor) në degën e Kantos brenda ose jashtë vendit.

2.Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.

3.Fotokopje e dokumentit të identitetit

4.Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar)

5.Dokumentacionin e nevojshëm për vërtetimin e aktivitetit artistik wordpress ndër vite

6.Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja

Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendin vakant: Korist zëri (bass/baritone) si vijon:

Katër arie të mëdha të përzgjedhura nga vetë kandidati nga kompozitorët W.A.Mozart , G.Rosini, V.Bellini,G.Verdi, G.Puccini.
Shtrirja vokale (vokalizë e zgjedhur nga komisioni)
Lexim a prima vista.
Programi artistik:

G.Verdi –Aida –Akt II. Gran Finale Secondo faq.108-144 kandidati mund të zgjedhë partin e popullit ose të priftërinjëve.

W.A.Mozart –Requim K 626 “Kyrije”

G.Verdi –Messa da Requiem –Fugato “Libera me Domine”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *